|
Zgjedhjet në Kosovë në fokus në Shqipëri | |||||||||||||||||||||||
Vëmendja e Tiranës zyrtare vazhdon të mbetet e mbërthyer në procesin zgjedhor të zhvilluar në Kosovë. Kryefjala e deklarimeve të politikanëve shqiptarë vazhdimisht ka qenë se zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë i prijnë pavarësisë. Pavarësisht rezultateve që do të arrijnë partitë politike kosovare në këto zgjedhje, një gjë është e qartë, bashkëpunimi midis Tiranës dhe Prishtinës do të shtohet më tej. Kryeministri shqiptar Sali Berisha në një prononcim të tij tha se po priste me kënaqësi autoritetet që do të dalin nga këto zgjedhje. Nga ana e tij, shefi i diplomacisë shqiptare, Lulëzim Basha tha se në këto zgjedhje, qytetarët kosovarë kanë shpalosur aspiratat e tyre për pavarësi. Me mjaft emocion, kreu socialist Edi Rama tha se me këto zgjedhje po lind një shtet i ri në Evropë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||