|
Përshëndetet mbarëvajtja e zgjedhjeve | |||||||||||||||||||||||
Në Maqedoni, thuajse të gjithë kanë shprehur hapur mirënjohje për, siç thuhet, dinjitetin dhe maturinë politike që është treguar në zgjedhjet e së dielës. Merita u përket si subjekteve politike ashtu dhe vetë popullit të Kosovës. Të vetmet çështje të cilat komentohen janë mbase numri i qytetarëve që dolën në votime, si dhe mosvotimi i komunitetit serb në këto zgjedhje. Mediat kanë njoftuar për të gjitha detajet e ditës së votimit duke thënë se Kosovën tani e presin sfida të rëndësishme në prag të përcaktimit të statusit të saj final. Artan Grubi drejtues i organizatës qytetare "Zgjohu", duke parë zhvillimet nga këndvështrimi i Maqedonisë, por dhe ai rajonal, thotë se Kosova dha një shembull të mirë për funksionimin e demokracisë: "Kosovarët dëshmuan edhe një herë se çdo process demokratik e bartin me shumë dinjitet. Më gëzon fakti që zgjedhjet kaluan pa asnjë incident dhe që, ashtu si dhe në të kaluarën, treguan një kualitet demokratik në shoqërinë e tyre,"- tha z. Grubi. Shkupi zyrtar, ndërkohë tregohet i përmbajtur. Për qeveritarët me rëndësi ka qenë që zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të qetë. Vlerësohet se zhvillmet në Kosovë mund të ndikojnë dhe në Maqedoni, dhe nga ky prizëm autoritetet shpresojnë se edhe procesi i krijimit të qeverisë së re do të kalojë me aq lehtësi sa dhe vetë procesi zgjedhor. Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Kosovës vlerësohen si të mira. Megjithatë, për autoritetet në Shkup e rëndësishme është që kushdo që të vijë në pushtet të mbyllet e vetmja çështje e hapur mes dy vendeve - përcaktimi i vijës kufitare. Prishtina nuk njeh marrëveshjen që Maqedonia ka nëshkruar me Serbinë, por kjo çështje përfshihet në pakon Ahtisari të cilën Maqedonia zyrtare e mbështet si një nga opsionet për zgjidhjen e statusit të Kosovës. | LOKALE Serbët nuk votojnë në Mitrovicë18 nëntor 2007 | Rajoni Ivanoviq për zgjedhjet e së dielës18 nëntor 2007 | Rajoni Kryetari i PDK-së shpall fitore18 nëntor 2007 | Rajoni Pas zgjedhjeve vëmendja tek sfidat e Kosovës18 nëntor 2007 | Rajoni Reagimet e Beogradit për zgjedhjet18 nëntor 2007 | Rajoni Pjesëmarrje e ulët në votime18 nëntor 2007 | Rajoni TË JASHTME BBC nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të
jashtme të internetit | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||