BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 18 nëntor 2007 - 11:35 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Pjesëmarrje e ulët në votime

Logoja e KQZ-së
Në votime kanë marrë pjesë më shumë se 350 mijë qytetarë.
Sipas të dhënave paraprake, mbi 40 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme, duke shënuar kështu pjesëmarrjen më të ulët që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Nga 1 milionë e 500 mijë votues me të drejtë vote, në votime kanë marrë pjesë më shumë se 350 mijë qytetarë.

Zgjedhjet janë bojkotuar plotësisht nga pjesëtarët e pakicës serbe, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së Beogradit zyrtar për mospjesëmarrje në zgjedhje.

Sipas informacioneve, në veri të Kosovës, të banuar kryesisht me shumicë serbe, votuesit serbe e kanë injoruar plotësisht ditën e zgjedhjeve.

E njëjta njoftohet të ketë ndodhur edhe në pjesën lindore të Kosovës, në fshatrat e rajonit të Gjilanit e Kamenicës.

Kreu i administratës ndërkombëtare, Joackim Ruecker, shprehu zhgënjimin e tij me mospjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhje por nënvizoi se ato kanë dëshmuar pjekurinë politike të qytetarëve kosovarë.

Zoti Ruecker dhe kreu i misionit të OSBE-së, Ambasadori Tim Guldimann, i vlerësuan me notat më të larta zgjedhjet e së shtunës.

Ambasadori Guldimann tha se dita e zgjedhjeve ishte një test i mirë i demokracisë dhe shfaqi kënaqësinë e tij se në zgjedhje nuk është shënuar asnjë incident.

KQZ thotë se shkaqet për numrin e vogël të votuesve janë të ndryshme, duke numëruar këtu edhe motin e ftohtë.

Kreu i KQZ-së, Mazllum Baraliu të shtunën pas mbylljes së vendvotimeve tha se rezultatet e ofruara mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjeve janë të përafërta.

Por zoti Baraliu nuk ka shfaqur shqetësime me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje duke bërë krahasimin e Kosovës me vendet e tjera me demokraci të zhvilluar.

LOKALE
Reagimet e Beogradit për zgjedhjet
18 nëntor 2007 | Rajoni
Kryetari i PDK-së shpall fitore
18 nëntor 2007 | Rajoni
SHBA kritikon bojkotin serb
18 nëntor 2007 | Rajoni
Zgjedhjet në Kosovë në fokus në Shqipëri
17 nëntor 2007 | Faqja Kryesore
Serbia hedh poshtë propozimin e Ishingerit
17 nëntor 2007 | Faqja Kryesore
TË JASHTME
BBC nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të jashtme të internetit
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>