BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 18 nëntor 2007 - 11:46 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Reagimet e Beogradit për zgjedhjet

Pamje nga Beogradi
Reagimet në Beograd kanë qenë të pakta
Nga autoritetet në Beograd nuk ka pasur shumë reagime për zgjedhjet në Kosovë.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Serbisë, Anderja Mlladenoviq, i cili ishte zyrtari i vetëm serb që u prononcua të shtunën pasdite, tha se mosdalja e serbëve në zgjedhjet parlamentare e lokale tregon se ata nuk duan t'u japin legjitimitet zgjedhjeve.

Ai shtoi se partia e tij do të prononcohej pas mbylljes së vendvotimeve por kjo nuk ndodhi.

Analisti Dushan Janjiq tha se pas zgjedhjeve në Kosovë problemin e parë do ta ketë bashkësia serbe atje sepse ajo i ka bojkotuar zgjedhjet.

Ai ka vlerësuar se do të shkaktohet konflikt serioz politik ndërmjet bashkësisë ndërkombëtare dhe Beogradit i cili po e mbështet formimin e këshillave të përkohshme komunale paralele me popullatë shumicë serbe.

Pasqyrimi në media

Megjithatë zgjedhjet kanë qenë lajm kryesor në të gjitha mediat elektronike serbe, përfshirë edhe radiotelevizionin shtetëror.

Mediat njoftojnë se Hashim Thaçi e ka shpallur fitorën e partisë së tij dhe ka thënë se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Mediat gjithashtu vazhdojnë ta transmetojnë deklaratën e deputetes së Partisë "G 17 plus" në Kuvendin e Serbisë, Stojanka Petkoviq, e cila ka thënë se mjetin shpërthyes në shtëpinë e saj, të premtën në mbrëmje në Zveçan, e kanë hedhur serbët e jo shqiptarët, dhe shton se dëshiron që këtë ta dijë opinioni.

Ajo ka thënë se prapa këtij akti qëndrojnë forcat politike me të cilat ajo nuk pajtohet dhe shton se para disa ditësh u kërcënua me likiudim fizik kur paralajmëroi se do të merrte pjesë në zgjedhjet e Kosovës.

Zonja Petkoviq ka kërkuar mbrojtje nga ministri i policisë nga presidenti e kryeministri serb.

Në të kundërtën ajo thotë se do ta braktisë Kosovën.

LOKALE
Pjesëmarrje e ulët në votime
18 nëntor 2007 | Rajoni
Reagime në Shqipëri për zgjedhjet
17 nëntor 2007 | Rajoni
TË JASHTME
BBC nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të jashtme të internetit
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>