|
Reagime në Shqipëri për zgjedhjet | |||||||||||||||||||||||
Që prej lajmërimit të mbajtjes së zgjedhjeve të treta në Kosovë politika shqiptare ka treguar një interes në rritje. Si deklaratat e Tiranës zyrtare po ashtu edhe ato të partive politike kanë shprehur vlerësimin se me zhvillimin korrekt të tyre këto zgjedhje do t'i shërbejnë hedhjes së hapit përfundimtar, pavarësisë së Kosovës. Pavarësisht preferencave partiake forcat politike në Shqipëri kanë bërë thirrje për fushatë dinjitoze zgjedhore e pjesëmarrje masive në votime. Si rrallë herë më parë televizionet shqiptare kanë pasqyruar hap pas hapi dhe emisione të posaçme zhvillimet rreth zgjedhjeve të 17 nëntorit. Sipas burimeve të ndryshme të informacionit një interesim të madh për këto zgjedhje po tregojnë dhe kosovarët që banojnë në Shqipëri. Mjaft prej tyre kanë shkuar në Kosovë për të marrë pjesë në votime. Pasqyrimi në shtyp Në shtypin shqiptar zhvillimi i këtyre zgjedhjeve zë vend të dukshëm. Titulli që ndeshet më shpesh është: 'Kosova votë për qeverinë e pavarësisë.' Ndërkaq disa gazeta të së shtunës pozicionohen hapur në favor të disa forcave politike dhe liderëve të tyre. | LOKALE Votuesit drejt qendrave të votimit17 nëntor 2007 | Rajoni Në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet 17 nëntor 2007 | Rajoni Partitë serbe kundër zgjedhjeve në Kosovë17 nëntor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||