BBCAlbanian.comNews image
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet

Zgjedhjet në Kosovë
Votuesit në rradhë në një nga qendrat e votimit.
Në Kosovë po mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Në të gjithë Kosovën numërohen rreth 1 milionë e 500 mijë votues.

Ambasadori i OSBE-së, Tim Guldiman, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, kanë hapur në orën 7.00 qendrën e parë zgjedhore në Kosovë.

Ndërkohë disa qendra të tjera zgjedhore në mbarë vendin, nuk janë hapur me kohë duke lënë në pritje qytetarë të cilët donin të votonin.

 Do t'ju bëj thirrje të gjithëve, mbi të gjitha komuniteteve të ndryshme, që të marrin pjesë në zgjedhje dhe kjo për faktin se dalja në një numër të madh në zgjedhje do të jetë jetike për konstituimin e institucioneve demokratike për periudhën përpara
Tim Guldiman

Zgjedhjet e sotme në Kosovë janë të pestat me radhë që nga përfundimi i luftës në vend.

Zgjedhje të drejtpërdrejta

Për herë të parë votuesit kosovarë do të zgjedhin në mënyrë të drejtpërdrejtë kryetarët e komunave dhe këtë rradhë votojnë edhe për Kuvendin e Kosovës dhe për Kuvendet Komunale.

Janë gjithsej 96 subjekte politike që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, nga të cilat rreth 30 serbe.

Nga një numër prej 1 milion e 500 mijë votues, 160 mijë janë votues të rinj të regjistruar për herë të parë për të marrë pjesë në zgjedhje.

Kosova është një njësi zgjedhore dhe numëron mbi 620 qendra votimi në të gjitha pjesët e saj.

Por ende nuk është bërë e ditur nëse serbët e Kosovës do të lejojnë hapjen e 7 qendrave të votimit në ndërtesat e shkollave në pjesën veriore të Kosovës.

Pjesëtarët e pakicës serbe edhe kësaj radhe kanë paralajmëruar bojkotimin e zgjedhjeve në Kosovë, por besohet se një numër syresh do të marrin pjesë në votimet për Kuvendet Komunale.

Vëzhgues lokalë dhe ndërkombëtarë

Mbi 25 mijë vëzhgues vendas dhe 150 të Këshillit të Evropës, këta të fundit të kryesuar nga deputetja e Parlamentit të Evropës, Doris Pack, do të vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë.

 Nëse ata (serbët) i bojkotojnë zgjedhjet nuk do të lëndojnë shumicën shqiptare dhe as bashkësinë ndërkombëtare, por para së gjithash do ta lëndojnë veten dhe shumica e kanë kuptuar këtë
Joachim Ruecker

Kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, (KQZ) Mazllum Baraliu, thotë:

"Janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Është shpërndarë gjithë matëriali i domosdoshëm zgjedhor dhe ne shpresojmë se do të kemi një ditë të mbarë. Këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme," thotë zoti Baraliu.

Këto zgjedhje janë cilësuar të një rëndësie të jashtëzakonshme, megjithëse ekziston frika se numri i votuesve do të mund të jetë i vogël. Kjo për shkak të procesit të statusit.

Bashkësia ndërkombëtare

Shefi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Tim Guldiman, ka ftuar të gjithë njerëzit me të drejtë vote të dalin në këto zgjedhje.

"Do t'ju bëj thirrje të gjithëve, mbi të gjitha komuniteteve të ndryshme, që të marrin pjesë në zgjedhje dhe kjo për faktin se dalja në një numër të madh në zgjedhje do të jetë jetike për konstituimin e institucioneve demokratike për periudhën përpara," tha ambasadori Guldimann.

Ai ka shprehur bindjen e tij se zgjedhjet e 17 nëntorit do të arrijnë nivelin më të lartë të zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të drejta meqë, sipas tij, kjo është hera e pestë e organizimit të zgjedhjeve në historinë moderne të Kosovës.

 Është shpërndarë gjithë materiali i domosdoshëm zgjedhor dhe ne shpresojmë se do të kemi një ditë të mbarë.
Mazllum Baraliu

Zoti Guldimann ka përgëzuar gjithë ekipet e komisioneve të zgjedhjeve në nivel lokal dhe posaçërisht, siç ka thënë ai, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që kanë bërë gjithë përgatitjet e mundshme për të siguruar një proces të rregullt zgjedhor.

Shefi i OSBE-së në Kosovë ka thënë se çdo gjë është gati që qytetarët të dalin në votime dhe ka shtuar se është optimist për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

UNMIK-u

Që nga janari i vitit të ardhshëm në Kosovë do të vendoset misioni i ri i Bashkimit Evropian i cili do të zëvëndësojë misionin aktual të UNMIK-ut.

Në këtë kuadër duket që apeli i shefit te UNMIK-ut, Joachim Ruecker, për pjesëmarrje në zgjedhje do të jetë i fundit.

Ai posacërisht i ka ftuar serbët lokalë që të mos i bojkotojnë këto zgjedhje.

"Para së gjithash është një lajm i mirë se tani kemi një numër më të madh të subjekteve dhe të partive politike serbe që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje.

Dhe ky numër është më i madh se kurdoherë më parë. Është një interesim i komunitetit serb që të marr të ardhmen e tij në duart e tyre dhe, për sa mund të thuhet, që ta emancipojnë veten nga ndikimi I Beogradit. Mendoj se ky është një lajm i mirë për këto zgjedhje.

Por është e vërtetë se kemi dëgjuar për thirrjet për bojkotim që vijnë njëkohësisht nga disa udhëheqës të serbëve të Kosovës dhe nga zyrtarët e Beogradit.

Është e papranueshme që të ketë thirrje për bojkot për institucione legjitime sipas Rezolutës 1244.

Unë shpresoj se komuniteti serb do ta shfrytëzojë këtë mundësi që të vendos për të ardhmen e tij, sepse kjo ka të bëjë me ta.

Nëse ata i bojkotojnë zgjedhjet nuk do të lëndojnë shumicën shqiptare dhe as bashkësinë ndërkombëtare, por para së gjithash do ta lëndojnë veten dhe shumica e kanë kuptuar këtë".

Siguria

Siguria gjatë zgjedhjeve është parë si një operacion i një rëndësie vendimtare. Për këtë qëllim në Kosovë janë sjellë edhe rreth 500 ushtarë të ri të KFOR-it.

Komandanti i Trupës Paqeruajtëse të NATO-s, KFOR-it, Gjenerali Xavier De Marnak, tha se kontributi i KFOR-it në këtë moment të rëndësishëm e demokratik të Kosovës, ka të bëjë me sigurinë dhe garancinë e levizjes.

"Ajo që dua të them është se gjatë javëve të fundit kemi qenë në një bashkëpunim të ngushtë me policinë e UNMIK-ut dhe Shërbimin Policor të Kosovës për të planifikuar, përgatitur dhe ndërmarrë gjithë masat e nevojshme për ditën e sotme, në mënyrë që të kemi lirinë dhe sigurinë për tu votuar kudo dhe nga kushdo në Kosovë", thotë Gjenerali Xavier De Marnak.

LOKALE
Votuesit drejt qendrave të votimit
17 nëntor 2007 | Rajoni
Interes në Maqedoni për zgjedhjet
17 nëntor 2007 | Rajoni
Reagime në Shqipëri për zgjedhjet
17 nëntor 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>