|
Interes në Maqedoni për zgjedhjet | |||||||||||||||||||||||
Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë po ndiqen me interes edhe në Maqedoni, ku faktori shqiptar përkrah hapur pavarësinë e Kosovës dhe shpreson se këto zgjedhje të dëshmojnë pjekuri për të shkuar drejt të këtij qëllimi. Faktori maqedonas thotë se një proces i qetë zgjedhor dhe pa tensione do të ndikojë për mirë në të gjithë rajonin. Pasqyrimi në shtyp Thuajse të gjitha mediat në vend i kushtojnë vëmendje të veçantë zgjedhjeve në Kosovën fqinje. Ato kanë publikuar hollësi dhe statistika të cilat japin një pamje përmbledhëse të fushatës dhe çfarë kanë premtuar partitë atje. Sefer Tahiri, redaktor në televizionin Alsat, thotë se në Maqedoni po pritet me interes se kush do të përbëjë qeverinë e re. "Zgjedhjet do të ndiqen me mjaft interes, veçanërisht nga shqiptarët, të cilët janë të interesuar të dinë se cila do të jetë nomenklatura e ardhmshme që do të merret me zgjidhjen statusit të Kosovës", thotë Sefer Tahiri. Subjektet politike shqiptare madje dhe veprimet e tyre politike i lidhin me statusin e Kosovës. Për disa çështje që konsiderohen si delikate për Maqedoninë, partitë thonë se do të gjejnë zgjidhje pas përcaktimit të statusit në Kosovë. Faktori maqedonas, ndërkohë, mbështet planin Ahtisaari dhe është kundër ndonjë ndarjeje të Kosovës. Për subjektet politike maqedonase e rëndësishmë është që të ketë një process të qetë zgjedhor dhe një qevereisje që do të ndikojë pozitivisht në gjithë rajonin. Sipas vëzhguesve zhvillimet në Kosovë mund të ndikojnë edhe në Maqeodoni dhe në rajon. Për këtë arsye zgjedhjet e së shtunës kanë një interes të veçantë, më shumë se sa proces zgjedhor i një vendi fqinje. Kjo jo vetëm për shqiptarët atje që kanë lidhje shumë të afërta me Kosovën, por për të gjithë në Maqedoni. | LOKALE Në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet 17 nëntor 2007 | Rajoni Votuesit drejt qendrave të votimit17 nëntor 2007 | Rajoni Partitë serbe kundër zgjedhjeve në Kosovë17 nëntor 2007 | Rajoni Reagime në Shqipëri për zgjedhjet17 nëntor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||