|
Serbët e Kosovës të pakenaqur me institucionet atje | |||||||||||||||||||||||
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 17 Nëntorit kanë thënë se mosdalja e serbëve është rezultat i pakënaqësisë së tyre me institucionet e Kosovës. Ata kanë deklaruar se serbët e Kosovës nuk mund të jenë dekor i institucioneve kosovare por pjesë përbërëse e tyre. Mirëpo përfaqësuesit serbë, në një debat në Cagllavicë, dy kilometra në jug të Prishtinës mbi mospjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, nuk përjashtuan mundësinë që mbi vendimin për bojkot të ketë ndikuar edhe thirrja nga Beogradi zyrtar për mosdalje në zgjedhje. Autoritetet ndërkombëtare kanë theksuar se mospjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhje është njëkohësisht qëndrim i tyre por edhe vendim i Beogradit për t'i bojkotuar ato. Ndërkohë udhëheqës të partisë që ka fituar shumicën në zgjedhjet e 17 Nëntorit, Partisë Demokratike, u kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës që të bëhen pjesë të institucioneve kosovare dhe kanë deklaruar se ato do të jenë shumëkombëshe. Serbët e Kosoëvs kanë bojkotuar përgjithsësisht zgjedhjet e 17 Nëntorit, por ata do të mund të marrin 10 vende në Kuvend, pasi që këtë e mundëson automatikisht Korniza Kushtetuese. | LOKALE Kosovë - zgjedhjet 200723 tetor 2007 | Analiza Shpallen rezultatet paraprake20 nëntor 2007 | Rajoni Priten rezultatet zyrtare të votimeve19 nëntor 2007 | Rajoni Pjesëmarrje e ulët në votime18 nëntor 2007 | Rajoni Reagimet e Beogradit për zgjedhjet18 nëntor 2007 | Rajoni Pas zgjedhjeve, vëmendja tek sfidat 18 nëntor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||