|
Priten rezultatet zyrtare të votimeve | |||||||||||||||||||||||
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpall të hënën rezultatet e para zyrtare për zgjedhjet e së shtunës në Kosovë. Pas numërimit të mbi 90 përqind të votave, organizatat joqeveritare thonë se fituese e tri palë zgjedhjeve mbetet Partia Demokratike e Kosovës e Hashim Thaçit. Rezultatet Në një konferencë të mbajtur të dielën, organizatat joqeveritare që kanë vëzhguar procesin zgjedhor thanë se në vend të dytë radhitet Lidhja Demokratike me 22 për qind të votave, e ndjekur nga Aleanca Kosova e Re me 11.8 për qind, Lidhja Demokratike e Dardanisë me 10.1 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 9.6 për qind dhe ORA me 3.7 për qind.
Në nivelin komunal, sipas rezultateve të koalicionit "Demokracia në veprim", Partia Demokratike udhëheq në 18 komuna, Lidhja Demokratike në 6, duke përfshirë këtu Prishtinën, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 3 komuna. Leon Malazogu, nga koalicioni i OJQ-ve, tha se rezultatet e paraqitura nuk janë përfundimtare. "Në këtë numërim të votave nuk janë përfshirë votat me kusht dhe ato me postë. Pjesëmarrja në zgjedhje mbetet 45 për qind", tha zoti Malazogu. Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila për herë të parë bie në vendin e dytë, kontestoi të dielën rezultatin e zgjedhjeve tė publikuara nga organizatat joqeveritare. Në një konferencë me gazetarë, zëdhënësi i LDK-së, Vehbi Miftari, tha se të dhënat e partisë së tij nuk përputhen me rezultatet e koalicionit "Demokracia në Veprim". Por numri dy i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pranuar humbjen e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare dhe ato komunale që u zhvilluan të shtunën. Nënkryetari i parë i LDK-së, Eqrem Kryeziu i tha BBC-së se megjithëse rezultatet përfundimtare ende nuk dihen, duket së Lidhja Demokratike i ka humbur zgjedhjet. "S'ka dyshim se trendi ekziston se ne i kemi humbur këto zgjedhje, megjithëse rezultatet ende nuk janë dhe do të duhet definitivisht t'i shohim rezultatet përfundimtare. Ka shumë paqartësi sidomos për komunat dhe kryetarët e tyre, por sidoqoftë, nuk e mohojmë se trendi është se Lidhja Demokratike i ka humbur këto zgjedhje", tha zoti Kryeziu. Ai nuk deshi të thotë me çfarë rezultati ka humbur në zgjedhjet e së shtunës partia e tij, që i ka fituar të gjitha zgjedhjet e tjera të mbajtura në Kosovën e pasluftës. Rezultatet e zgjedhjeve, ndonëse nuk janë përfundimtare flasin qartë se asnjëra nga partitë nuk do të mund të formojë vetëm qeverinë e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës si fituese e zgjedhjeve pritet të nisë negociatat me subjektet e tjera politike për formimin e koalicionit qeverisës. Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joachim Ruecker, i ka porositur udhëheqësit kosovarë që të ndërtojnë sa më shpejt institucionet e reja pas zgjedhjeve të së shtunës. Këto institucione, tha ai, "i presin vendime të rëndësishme në javën dhe muajt e ardhshëm", kur pritet të përfundojë procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës. "Mesazhi im për udhëheqësit kosovarë është të përpiqen të kenë gjithmonë institucione funksionale demokratike. Mendoj se do të jetë mirë që Kuvendi i ri të konstituohet me kohë, poashtu edhe qeveria dhe të mos ketë vonesa. Mendoj se nëse kemi qeveri të qëndrueshme, kjo do të krijojë shumë përparësi për javët dhe muajt e ardhshëm me vendime shumë të rëndësishme", tha zoti Reucker. | LOKALE Kosovë - zgjedhjet 200723 tetor 2007 | Analiza Pas zgjedhjeve, vëmendja tek sfidat 18 nëntor 2007 | Rajoni Reagimet e Beogradit për zgjedhjet18 nëntor 2007 | Rajoni Pjesëmarrje e ulët në votime18 nëntor 2007 | Rajoni Vëzhguesit të shqetësuar për pjesëmarrjen18 nëntor 2007 | Faqja Kryesore Partosh për zgjedhjet në Kosovë18 nëntor 2007 | Faqja Kryesore 'Ndërtoni sa më shpejt institucionet e reja'18 nëntor 2007 | Faqja Kryesore TË JASHTME BBC nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të
jashtme të internetit | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||