BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 19 nëntor 2007 - 07:41 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Vëzhguesit të shqetësuar për pjesëmarrjen

Logo e zgjedhjeve
Vëzguesit: Pjesëmarrja 'tejet alarmuese'
Misioni i Këshillit të Evropës për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë tha se zgjedhjet e fundit në Kosovë janë zhvilluar në pajtim me standardet ndërkombëtare.

Por në raportin e parë lidhur më mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, vëzhguesit tërhoqën vëmendjen për pjesëmarrjen e e ulët në votim.

Ata thanë se ky fenomen, i nisur që në zgjedhjet e vitit 2001, tregon pakënaqësinë e thellë të popullatës ndaj udhëheqësve politikë.

Vëzhguesit evropianë u kanë bërë thirrje këtyre të fundit që të bëjnë më shumë përpjekje për të rifituar besimin e elektoratit.

Pjesëmarrje e ulët

Pjesëmarrja e ulët në votim në zgjedhjet e fundit, thuhet në raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë, është "tejet alarmuese".

Ajo duhet të shërbejë si "sinjal i qartë" për udhëheqësit politikë të Kosovës.

Këshilli i Evropës i ka porositur udhëheqësit politikë që të luftojnë korrupsionin, t'i japin përparësi përmirësimit të situatës sociale dhe ekonomike të të gjithë komuniteteve në Kosovë.

Zgjedhjet parlamentare dhe ato komunale në Kosovë u vëzhguan nga 150 vëzhgues afatshkurtër të Këshillit të Evropës.

Bojkoti i serbëve

Kryesuesi i Misionit të Këshillit të Evropës për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, Giovanni di Stasi tha se bojkotimi i plotë i zgjedhjeve nga ana e serbëve tregon se ata ndonëse jetojnë në Kosovë, orientimin e kanë nga Beogradi.

"Muri ndërmjet dy bashkësive kryesore në Kosovës, asaj shqiptare dhe serbe mbetet i lartë dhe i trashë", tha zoti di Stasi.

Ndasitë mes dy komuniteteve përbëjnë një prej tri karakteristikave kryesore të zgjedhjeve të së shtunës, tha z. di Stassi.

Në një konferencë me gazetarë në Prishtinë ai tregoi dhe dy të tjerat.

"Zgjedhjet janë zhvilluar në pajtim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare dhe rezultatet duhet të pranohet plotësisht," tha ai.

Karakteristika tjetër, sipas tij, ishte pjesëmarrja shumë e ulët në votim.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>