|
Shpallen rezultatet paraprake | |||||||||||||||||||||||
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur rezultatet paraprake të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 17 Nëntor. Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Tim Guldimann, ka paraqitur rezultatet sipas të cilave PDK ka fituar 34 për qind, LDK 21 për qind, Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit 11.7 për qind, LDD e 10 për qind, AAK 9.6 për qind dhe Partia reformiste ORA 4.1 për qind dhe partitë e tjera 7.3 për qind të votave të numëruara.
KQZ ka thënë se rezultatet e paraqitura përfshijnë rreth 90 për qind të votave të numëruara ndërkohë që rezultatet përfundimtare pritet të ofrohen brenda pak javësh. Në zgjedhjet e përgjithshme të 17 Nëntorit, sipas KQZ-së, kanë marrë pjesë mbi 40 për qind e votuesve. Rezultatet paraprake të paraqitura nga KQZ, janë përafërsisht të ngjashme me rezultatet e ofruara nga rrjeti i Organizatave Joqeveritare, Demokracia në veprim, pak kohë pas mbylljes së vendvotimeve. | LOKALE Kosovë - zgjedhjet 200723 tetor 2007 | Analiza Priten rezultatet zyrtare të votimeve19 nëntor 2007 | Rajoni Tirana zyrtare përshëndet fituesit e zgjedhjeve19 nëntor 2007 | Rajoni Pjesëmarrje e ulët në votime18 nëntor 2007 | Rajoni Reagimet e Beogradit për zgjedhjet18 nëntor 2007 | Rajoni Përshëndetet mbarëvajtja e zgjedhjeve18 nëntor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||