BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 19 nëntor 2007 - 10:11 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Tirana zyrtare përshëndet fituesit e zgjedhjeve
Sheshi Skënderbej, Tiranë
Pas vlerësimeve për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në Kosovë, politikanët shqiptarë kanë nisur urimet për fituesit.

Presidenti shqiptar, Bamir Topi, në një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, i vlerësoi zgjedhjet si një proces demokratik e të lirë, i cili premton për përparime të mëtejshme të Kosovës e qytetarëve të saj nën udhëheqjen e zotit Thaçi.

Presidenti shqiptar nënvizoi rëndësinë që ka konstituimi në kohë i institucioneve të reja si një dëshmi më shumë se Kosova është e aftë dhe plotësisht e gatshme për statusin e pritshëm të pavarësimit të saj.

Urime ka marrë kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Sipas zotit Berisha, qytetarët e Kosovës me votën e tyre vlerësuan alternativën e PDK si alternativën më të mirë.

Kryeministri shprehu ndërkohë dëshirën për t'u takuar sa me shpejt me zotin Thaçi.

Nga ana e tij kreu i opozitës socialiste, Edi Rama ka vlerësuar lart figurën e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, zoti Thaçi “diti të kthehet nga komandant i UÇK-së në arkitektin e një politike ndërtuese për Kosovën Evropiane”.

Në politikën shqiptare ka patur jo pak komente rreth bojkotit të këtyre zgjedhjeve nga pakica serbe.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi, tha se “në këtë mënyrë Beogradi i konsideron serbët e Kosovës si një relikë dhe instrument të politikave nacionaliste”.

LOKALE
Kosovë - zgjedhjet 2007
23 tetor 2007 | Analiza
Pjesëmarrje e ulët në votime
18 nëntor 2007 | Rajoni
Vëzhguesit të shqetësuar për pjesëmarrjen
18 nëntor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>