BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 19 nëntor 2007 - 08:40 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Maqedonia vlerëson pozitivisht zgjedhjet
Pamje nga Shkupi
Vlerësimet nga Shkupi janë se rajoni po hyn në një fazë të re demokracie.
Në Maqedoni zgjedhjet në Kosovë janë ndjekur me vëmendje të madhe. Pas votimit, kur pritet krijimi i ekzekutivit të ri, reagimet janë pozitive me shpresë se edhe ky proces do të vijojë me po aq lehtësi.

Përfaqësues të qeverisë së Maqedonisë i thanë BBC-së se zgjedhjet në Kosovë dëshmuan se rajoni po hyn në një fazë të re demokratike.

Vlerësim nga subjektet shqiptare

Udhëheqës të subjekteve kryesore shqiptare gjithashtu vlerësojnë lart procesin zgjedhor.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së i tha BBC-së se populli kosovar kishte treguar një pjekuri të madhe në kohën kur priten të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e tyre.

 Brengos fakti që serbët e Kosovës nuk morën pjesë në këtë proces kaq të rëndësishëm që zhvillohet për ardhmërinë e Kosovës.
Ali Ahmeti

"Në bazë të të gjithë të dhënave por edhe nga vëzhgimet e bëra, flitet për një proces që është zhvilluar jashtëzakonisht mirë.

I përgëzoj të gjithë subjektet pjesëmarrëse në këtë process për kontributin që kanë dhënë. Sigurisht pa patur vullnet nga ana e tyre nuk mund të kishim dhe një proces kaq të shkëlqyeshëm. Brengos fakti që serbët e Kosovës nuk morën pjesë në këtë proces kaq të rëndësishëm që zhvillohet për ardhmërinë e Kosovës.

Mendoj ndërkohë se këto vlera që u demonstruan në Kosovë duhet të reflektojnë edhe tek ne në Maqedoni edhe në Shqipëri sepse vërtet janë për t'u përshëndetur".

Iliaz Halimi, anëtar i Kryesisë së PDSH-së, thotë se zgjedhjet në Kosovë i japin mundësi të reja popullit atje por dhe rajonit:

"Mendoj se tani populli shqiptar, qytetarët në Kosovë do të kenë mundësi që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë më legjitime për t'i prezanuar në takimet me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe me të tjerët që janë vendimmarrës për statusin.'

LOKALE
Kosovë - zgjedhjet 2007
23 tetor 2007 | Analiza
Partosh për zgjedhjet në Kosovë
18 nëntor 2007 | Faqja Kryesore
Reagimet e Beogradit për zgjedhjet
18 nëntor 2007 | Rajoni
Pjesëmarrje e ulët në votime
18 nëntor 2007 | Rajoni
TË JASHTME
BBC nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të jashtme të internetit
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>