BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 19 nëntor 2007 - 17:17 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kryeziu ofron dorëheqje nga Kryesia e LDK-së
Zgjedhjet në Kosovë
Nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, i ka ofruar sot dorëheqjen Kryesisë së kësaj partie, pas rezultateve të dobëta të arritura në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

Zoti Kryeziu ka thënë se Kryesia e LDK-së ka kërkuar nga ai që të pres njëherë rezultatet zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për ta bërë pastaj zyrtare edhe dorëheqjen e tij.

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike, Eqrem Kryeziu, figura kryesore e kësaj partie në periudhën e ndarjes së saj në dhjetor të vitit të kaluar, ka deklaruar se do ta mbaj premtimin për dorëheqje nëse LDK-ja do të pësojë në zgjehdje.

Ai i ka deklaruar BBC-së se LDK-ja do ta pranojë rolin e opozitës.

Një rezultat i publikuar pak kohë pas mbylljes së qendrave të votimit ditën e zgjehdjeve, i përpunuar nga një rrejt Organizatash Joqeveritare, e ka radhirut LDK-në të dytën në zgjedhje me 22 për qind, pas Partisë Demokratike të Hashim Thacit me 34 për qind të votave të fituara. Një rezultat paraprak i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet të jepet sonte.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>