 | |  | | | | Botuar: E shtunë, 06 mars 2004 - 08:51 CET | | | | Kina shton shpenzimet për mbrojtjen | | | Shpenzimet nga buxheti Shpenzimet për ushtrinë do të shtohen me 11.6 përqind | shtetëror në Kinë këtë vit do të rriten me 7 përqind krahasuar me një vit më parë.
Nga kjo, do të përfitojnë zonat rurale, shërbimi shëndetësor dhe forcat e armatosura të vendit.
Ministri i Financave i vendit, Jin Renqing bëri publike planet në raportimin e tij vjetor të buxhetit para Kongresit Kombëtar të Popullit që po mbahet në Pekin.
Në kongres u premtua se Kina do të ngushtojë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve në vend.
Kongresi, parlamenti i Kinës, e filloi takimin e tij të përvitshëm 10-ditor të premten në Pekin.
Në Kongres marrin pjesë tre mijë delegatë.
Në njërin nga sesionet, pritet që të ndryshohet dhe kushtetuta e vendit për të lejuar pronësinë e pronës private.
Prona private nuk ka ekzistuar në vend që nga Revolucioni Komunist i vitit 1949.
Më shumë shpenzime
Buxheti i ri, tha ministri i Financave, "do të rrisë besimin e gjithkujt në zhvillimin e qëndrueshëm dhe të përshpejtuar të reformës dhe zhvillimit".
Ai premtoi shtim prej 20 përqind të financimeve shtetlrore për bujqit.
Ministri mbështeti kështu deklaratën e kryeministrit Wen Jiabao në hapjen e kongresit se fshati do të jetë përparësia kryesore e qeverisë.
Po ashtu, Ushtria Çlirimtare e Popullit, forcat e armatosura kineze, këtë vit, do të përfitojnë një rritje me 11.6 përqind të financimeve shtetërore, krahasuar me një vit më parë.
Pritet që të ndryshohet dhe kushtetuta e vendit për të lejuar pronësinë e pronës private, për të parën herë që nga Revolucioni Komunist i vitit 1949 në vend. |  |
|  | |