 | |  | | | | Botuar: E premte, 05 mars 2004 - 09:36 CET | | | | Kina në vështirësi | | | Kryeministri kinez, Wen Jiabao, ka parashikuar për vitin e ardhshëm një rritje ekonomike të vendit prej 7 përqind, duke lënë të kuptohet kështu se rritja ekonomike e vendit do të ngadalësohet. Zyrtarët pranojnë hendekun midis të pasurve dhe të varfërve |
Në fjalimin e tij në sesionin hapës të parlamentit, Kongresit Kombëtar të Popullit, kryeministri Wen theksoi nevojën për të zvogëluar hendekun mes të pasurve dhe të varfërve në vend, që tani është një ndër më të mëdhenjtë në botë.
Sikurse njofton korrespondent i BBC-së në Pekin, ky ishte fjalimi i parë vjetor para popullit i kryeministrit Wen që nga koha kur ai mori postin dhe shënon një ndryshim në priotetet e qeverisë.
"Ne jemi të ndërgjegjshëm që puna e qeverisë la për të dëshiruar dhe njerëzit nuk janë të kënaqur me të, " tha kryeministri kinez.
Pastaj ai rreshtoi problemet.
Të ardhurat në zonat rurale janë rritur shumë ngadalë, hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është shumë i thellë dhe njerëzit po ankohen për koston e shkollimit dhe shërbimit shëndetësor...Rritja ekonomike, tha z. Wen, duhet të bëhet në një mënyrë më të balancuar, dhe objektivi për këtë vit do të jetë 7 përqind.
Kjo shifër është më e ulët sesa 9.1 përqindëshi i vitit të kaluar dhe tregon një ndryshim në politikën e autoriteteve kineze, me qëllim që të ndalohet pakënaqësia në rritje e atyre që zhvillimi ekonomik kinez i ka lënë pas.
Gjatës sesionit parlamentar, kushtetuta e vendit do të ndryshohet për të mbrojtur më mirë pronën private dhe për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut.
Distenti kinez - në ShBA
Një nga të burgosurit politikë më të famshëm të Kinës, Wang Youcai, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara pas lirimit nga autoritetet kineze.
Zoti Wang ishte udhëheqës i protestave të studentëve në sheshin Tiananmen në vitin 1989 dhe më pas u përpoq të formonte një grupim të ri politik
Ai ishte dënuar me 11 vjet burg për subversion dhe u lirua për arsye mjekësore
Korresp i BBC-së në Uashington thotë se lirimi i tij mund të jetë një tentativë e Pekinit për t'i ndaluar Shtetet e Bashkuara që të paraqesin një rezolutë që kritikon Kinën në takimin vjetor të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.
|  |
|  | |