 | |  | | | | Botuar: E enjte, 04 mars 2004 - 16:34 CET | | | | Lirohet udhëheqësi i protestave të Tienanmenit | | | Një grup amerikan i të drejtave të njeriut thotë se Kina ka liruar një nga të burgosurit politikë më të njohur të vendit, Wang Youcai.
 Udhëheqësi i protestave të Tienanmenit lirohet nga burgu | Ai ishte udhëheqës i protestave të studentëve në Sheshin Tianamen në vitin 1989 dhe më pas u përpoq të krijonte një grup të ri politik, Partinë Demokratike të Kinës.
Youcai kreu një burgim 11-vjeçar pasi u dënua për subverison.
Lirimi i tij vjen një javë pasi Shtetet e Bashkuara akuzuan Kinën se nuk po i kushtonte rëndësi të drejtave të njeriut.
Administrata e presidentit Xhorxh Bushit ndodhet nën presion për të vepruar më fuqishëm ndaj Kinës dhe zyrtarë të ndryshëm kanë hedhur idenë e propozimit të një rezolute në komisionin e OKB-së për të drejtat e njeriut që të dënojë Pekinin.
Javën e kaluar autoritetet kineze liruan një tjetër të burgosur politik të shquar, një murgeshë tibetiane, dhe ulën dënimin ndaj një tjetre, një biznesmene nga provinca Uighur.
Por kritikët thonë se Pekini po i përdor të burgosurit politikë si mjete pazarllëku për të përfituar lëshime në arenën ndërkombëtare. |  |
|  | |