BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E martë, 02 dhjetor 2003 - 17:10 CET
 
Historia e një personi të infektuar
 
Në kuadër të sezonit të AIDS/HIV, BBC në shqip bisedoi edhe me një person të infektuar me këtë sëmundje. Më poshtë ju sjellim historinë e tij.
Simboli i AIDS-it
Një dhjetori njihet si Dita Ndërkombëtare e AIDS-it


Person me HIV: Kam tetë vjet që rroj i infektuar me HIV, njëherë mirë, njëherë keq.

BBC: Si e more vesh që ishe i infektuar?

Person me HIV: Ja këtu, me anë të analizave.

BBC: Çfarë ke bërë ti tetë vjet më përpara që mund ta kesh vënë veten në rrezik?

Person me HIV: S'kam si ta shpegoj, them se nga ana e punës. P.sh ndonjë punë pislliku, ndonjë kanal p.sh, nuk e di si ta shpegoj. Bile unë kur e kam marrë vesh, kam qenë duke punuar me dengje, me dengje mielli. Punova atë ditë, të nesërmen u sëmura, se unë punoja gjithmonë. Vij këtu, kap doktorin dhe i them kështu e kështu. Thotë do të shtrohesh. Unë i thashë- S'kam gjë, i thashë, nuk jam gati që të shtrohem, i thashë dhe i tregova punën e ekonomisë. Edhe doktorët na ndihmuan si Arjani si Luli.

BBC: Si t'u shfaq sëmundja?

Person me HIV: Më dolën ca pulla të kuqe, edhe këputje gjunjësh si temperaturë, i këputur, i sëmurë, kisha nga gjithë kyçet e trupit.

BBC: Ke dhënë gjak ti?

Person me HIV: Po. Kam dhënë gjak. Përveçse aty them unë se s'ka se unë dy muaj përpara dhashë, muaji që erdhi me shku me dhënë, je me mëlçi më thanë e s'më tregonin. Kur u bëra shumë, pastaj e mora vesh për sëmundjen e më pyesnin sa kalamaj ke. Kështu që unë u bëra kurioz. Kështu që më ra në vesh, por nuk isha shumë i sigurtë.
Edhe nga gjaku, para dy muajsh dhashë, tani kur shkoj me dhënë, ato s'më pranuan se dolën keq, kështu që, prapë s'e kam të qartë se nga se, por prapë për HIV-in s'kam pas ditur hiç fare.

BBC: Çfarë ndjeve ti?

Person me HIV: Isha shumë i vrarë në shpirt dhe mërzitesha shumë, jashtë mase, derisa tani u bë llogjike ajo. S'e kam më problem tani se është gjë që do bëhet, një gjë që është nis do bëhet, por e mira është që edhe këta doktorët m'u kanë gjend. Më kanë parë gjithmonë. Më kanë dhënë këshilla.

BBC: Pse nuk tregon për shembull? Ka njerëz që e thonë unë jam, kjo është një sëmundje si gjithë të tjerat?

Person me HIV: E kam të zorshme. E kam shumë të zorshme.

BBC: P.sh po të kishe ndonjë sëmundje tjetër, do t'i kishe thënë?

Person me HIV: Po kjo hyn gjithandej dhe nuk ë..., prandaj më vjen zor. Edhe në shtëpinë time, në familjen time s'ma përmend njeri, se e dinë që...në pozitë

BBC: Çfarë të ka porositur mjeku?

Person me HIV: Mos u sforco, mos u djersit, mos rri në diell, disa gjëra kështu, por ato janë të parat që bëj unë, kështu që do s'do, do sëmuresh me zor se s'bën. Këtu më kanë dhënë ilaçe. Më kanë bërë analiza. Nja dy herë më kanë dhënë si ndihma të vogla. Para shumë vitesh me lekë, po s'ka. Ato janë gjëra që harrohen e bën një herë edhe harrojnë fare p.sh se unë po të kem një mbështetje ndihme, unë edhe punën që kam vetë, unë e di që e shtyj më shumë edhe e kupton ...po të kem ndihmën, nga shteti marr një pension që më është lidhur si invalid për tetëdhjetë, tetë mijë lekësh në muaj. Prej shtetit do të doja, të na siguronte një qetësi dhe një ndihmë sociale që mos të vuajmë. P.sh me punën, se nga ana e punës s'mundemi më tepër. Ku do hamë, ku do pimë, se po të kem këto gjëra janë qetësi për trupin tonë, nuk do të detyrohem të punoj të futem në pozicion të vështirë që të nxjerr lekun. Kështu që veçse kjo ka ngelur. Po s'punove do futemi në rrezik që...


Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK