BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E martë, 02 dhjetor 2003 - 11:22 CET
 
Jeta me HIV
 
I prekur nga virusi HIV rrëfen historinë e tij për BBC në shqip.

Një ndër shkaqet, për të qënë i sinqertë, që më detyroi të largohesha nga Shqipëria ishte problemi që kisha me shëndetin, jam stereopozitiv prej dhjetë vjetësh. Në Shqipëri nuk bëhet asnjë gjë ose pak, për të qenë i sinqertë, për personat stereopozitiv. Ndala pikërisht tek ky fakt i mjekimit për shkak se duke i qëndruar asaj që thashë, pra që u largova nga Shqipëria vetëm për këtë fakt. Që kur kam filluar trajtimin me mjekimet antiretrovirale jam shumë mirë, të paktën me analizat, bëj një jetë normale.

Gjithmonë kur kthehem nga Italia me pushime më bëjnë përshtypje shprehje të tilla që ndofta unë e kuptoj, njerëzit, miqtë e mi, të njohurit pyesin "si je, si dukesh?". Më bëjnë përshtypje dhe nuk i duroj dot pyetje të tilla për shkak të faktit se dikush që më pyet më konsideron si diçka që nuk shkon, ndërkohë që unë gjithmonë e kam konsideruar veten normal, kam një grip të përhershëm, vetëm kaq.

Kjo ka qënë filozofia ime që në momentet e para të zbulimit dhe gjithmonë kam qenë i mendimit që 90% e ilaçeve, mjekimeve, për një sëmundje, cilado qoftë ajo, qëndron në kokë, me kuptimin e asaj për të përballuar situatat psikologjike, emocionale. Dhe këto kanë të bëjnë pastaj me shëndetin dhe mbarëvajtjen e sëmundjes.

Detyrimisht që nuk ka qenë që në fillim kështu, të paktën për ambjentin që më rrethonte, unë nuk kisha absolutisht probleme në momentin kur e mora vesh që isha i tillë. Nuk pata reagime negative, ndofta ajo që karakterizon rastin tim ishte fakti që në momentin që rezultova stereopozitiv, me një grup miqsh, atëherë ishim studentë, vajza dhe djem të rinj, u ndalëm dhe menduam të bënim diçka, me kuptimin ajo që më ndodhi mua të mos i ndodhte ndonjë tjetri.

... Ilaçet që marr janë kombivir dhe viraçept, janë ilaçet e ditës është ora që duhet t'i, pesë viraçep, një kombivir, këto janë karamelet e mia të përditëshme, ti marr një minutë....

Atëherë, po tregoja për momentet e fillimit. Ideja e fillimit nuk ishte që të krijonim një shoqatë me statut e me akte themelimi, e rëndësishme është ajo që më ndodhi mua mos t'i ndodhte grupit tjetër. Të punosh për HIV/ AIDS-in nuk është e thjeshtë. Para së gjithash duhet të kesh vokacionin, duhet të kesh dëshirën, që të punosh, në kuptimin të japësh informacion, të japësh informacionin pozitiv, të mos kesh paragjykime. HIV/AIDS-i prek të gjitha grup moshat, të gjitha kategoritë, nuk është më tani si në vitet 1980 në botë, apo në vitet 1990 në Shqipëri. Sëmundja që prek vajzat që prostituojnë, apo djemtë që prostituojnë - se nuk flitet asnjëherë për djem që prostituojnë - përdoruesit e drogës, njerëzit homoseksualë, apo popullsinë rome apo fëmijët e rrugëve. Është një sëmundje, pjesa më e madhe e të infektuarve në kohët e fundit të paktën, në Evropën Perëndimore janë profesionistë.
Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK