 | |  | | | | Botuar: E martë, 25 nëntor 2003 - 07:24 CET | | | | Kompromis transatlantik për Iranin | 
Kompromis për programin bërthamor të Teheranit | | Shtetet e Bashkuara kanë arritur një kompromis me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, lidhur me një rezolutë për programin bërthamor të Iranit, i cili do të diskutohet në Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në Vjenë ditën e mërkurë.
Pati një bllokim të rezolutës së propozuar, pas një raporti të kësaj agjensie, i cili theksonte se Irani kishte fshehur programet për pasurimin e uraniumit dhe atë përpunimit të plutoniumit
Uashingtoni kërkonte që Irani të parqitej përpara Këshillit të Sigurimit, por të tre fuqitë evropiane argumentuan se një qëndrim i tillë i ashpër mund të armiqësonte Teheranin.
Marrëveshja e kompromisit mendohet se përfshin një mekanizëm të atillë i cili mund ta referojë Teheranin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në çdo rast të shkeljeve në të ardhmen.
|  |
|  | |