 | |  | | | | Botuar: E premte, 21 nëntor 2003 - 13:36 CET | | | | Vazhdojnë bisedimet rreth Iranit | | | Shtetet e Bashkuara dhe shtetet evropiane anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje se si të përgjigjen ndaj dështimeve të kaluara të Iranit kur nuk ka paraqitur faktet e plota për veprimtaritë e tij bërthamore. SHBA dëshiron që Irani t'i referohet KS të OKB-së |
Në fillim të ditës së dytë të bisedimeve në Vjenë, drejtori i përgjithshëm i agjencisë, Mohammed El Baradei, tha se po shënohej progres i mirë. Ai tha se bordi mund të merrte një vendim javën e ardhshme.
Më vonë, IAEA tha se kishte miratuar një protokol plotësues që do t'i lejonte asaj inspektime më agresive në Iran brenda afateve më të shkurtëra. Dokumenti tani duhet të nënshkruhet nga Irani.
Sidoqoftë, zoti El Baradei ka thënë se inspektorët e agjencisë tashmë kanë lejet dhe informatat në Iran që do të mundësohen me protokol.
Korrespondenti i BBC-së në Vjenë thotë se amerikanët duan që Irani t'i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili mund të vendosë sanksione.
Por Franca, Britania dhe Gjermania kanë marrë një qëndrim më të butë. |  |
|  | |