BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E enjte, 13 nëntor 2003 - 07:05 CET
 
Amerika kritikon raportin mbi Iranin
 
Uashingtoni ka sfiduar një raport të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilit, Irani nuk është përpjekur të prodhojë armë atomike.

Nënsekretari amerikan, John Bolton, tha se raporti i Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, shpërfill faktet.
Ushtar iranian
Raporti thotë se s'ka prova.


Sipas tij, përfundimi kryesor që ka arritur Agjencia e Energjisë Etomike se nuk ka prova që Irani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore, është pothuajse i pamundur që të besohet.

Z. Bolton, ndihmësseskretari i Departamentit të Shtetit për kontrollin e armëve, tha se gënjeshtra dhe shkeljet e rregullave nga ana e Iranit për një periudhë 18 vjeçare çojnë në një përfundim krejt tjetër.

Raporti i Agjensisë, që do të botohet javën e ardhshme, i citon iranianët që e pranojnë se kanë prodhuar sasi të vogla plutoni dhe uraniumi të pasuruar për qëllime paqësore.

Por raporti arrin në përfundimin se kjo nuk duket si pjesë e një programi armatimi.

Toni i deklaratës së z. Bolton lë të kuptohet se Amerika është e gatshme të konfrontohet me një organizatë të OKB-së siç është kjo agjensi dhe të nxjerrë konkluzione të ndryshme nga ajo.

Z. Bolton do që të konfrontohet me Iranin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por të tjerët, përfshirë këtu dhe evropianët, duan që kjo çështje, të zgjidhet në rrugë diplomatike.
Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
albanian@bbc.co.uk
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK