BBC Albanian
BBCi Home PageBBC World NewsBBC SportBBC World ServiceBBC WeatherBBC A-Z
Faqja kryesore
Rajoni
Shtypi evropian
Analiza
Forum
AUDIO
Frekuencat
Programi i rradhës
SHËRBIMET
Për ne
Na kontaktoni
Ndihmë
GJUHËT
BBC Serbian
BBC Croatian
BBC Macedonian
BBC Greek
BBC Bulgarian
 
Botuar: E martë, 11 nëntor 2003 - 09:10 CET
 
Irani ka fshehur të vërtetën
 
Një dokument i besueshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, bën me dije se Irani ka dështuar, disa herë rradhazi, të deklarojë përmbajtjen e plotë të programit të tij bërthamor, mirëpo ka filluar të bashkëpunojë aktivisht me Kombet e Bashkuara muajin e kaluar.
Irani


Diplomatët thonë se raporti paraqet faktin se Irani ka prodhuar sasi të vogla të uraniumit të pasuruar dhe të plutoniumit, materie këto që mund të përdoren për prodhimin e bombës bërthamore.

Agjencia thotë se nuk ka shenja se Irani po zhvillon armë në mënyrë të fshehtë, por tërheqë vërejtjen se do të kalojë kohë deri sa të arrihet në përfundim se qëllimet bërthamore të Iranit janë paqesore.

Irani thotë se që nga dita e sotme ka pezulluar përkohësisht prodhimin e uraniumit të pasuruar.

Një korrespondent i BBC-së në Washington thotë ndërkaq se njoftimet e fundit, nëse janë të konfirmuara, do të shtojnë drojën në SHBA se qeverisë së Iranit nuk mund t'i besohet dhe se, siç thotë ai, çdo marrëveshje e mëtejme me qëllim të parandalimit të krijimit të armëve bërthamore nga ana e Teheranit, duhet të mbikëqyret ashpër.

Por si në rastësi njoftimet, se Irani ka shkuar më larg në rrugën bërthamore se sa është pranuar më parë, erdhën kur sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, nisi një tjetër sulm mbi regjimin e Teheranit.

Klerikët mendjengushtë atje, tha sekretari i shtetit, e kanë shtyrë Islamin drejt një rruge politike.

Populli i Iranit e do lirinë e tij , tha zoti Powell.
Lajme të tjera:
News imageSocialistët fitojnë në zgjedhjet spanjolle
News imagePutin konfirmon fitoren në zgjedhje
News imagePlanet i ri në sistemin tonë diellor
News imageZgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 23 tetor
News imageKina njeh të drejtën e pronës private
News imageSituatë e tensionuar në Gjeorgji
News imagePas sukses operacioni kundër Karaxhiçit
News imageGjenerali Myers vlerëson situatën në Haiti
News imageKurdët protestojnë për viktimat në Siri
News imageKreu i Komitetit Olimpik në Athinë

BBC Albanian
 
[email protected]
 
 
 
BBC Copyright ^^ Kthehu në kryeLajme në 43 gjuhë >
 
Faqja kryesore | Rajoni | Shtypi evropian
Analiza | Diskutim | Frekuencat
 
Për ne | Na kontaktoni | Ndihmë | Deklarata mbi të dhënat private
 
 
© BBC Albanian, Bush House, Strand, London WC2B 4PH, UK