 | |  | | | | Botuar: E hënë , 16 qershor 2003 - 15:43 CET | | | | Irani nuk zbrapset rreth programit bërthamor | 
Irani hedhë poshtë akuzat e Agjensisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) se nuk ka raportuar aktivitete bërthamore | | Irani ka thënë përsëri se nuk do t'i përmbahet inspektimeve më të rrepta dhe pa paralajmërim të gjatë të vendeve që dyshohen si objekte bërthamore.
Ministria e jashtme tha se do të duhej të hiqej ndalimi i marrjes së teknologjisë për programin e tij të energjisë bërthamore para se Irani të pranonte një hap të tillë.
Shtetet e Bashkuara akuzojnë Teheranin se po e zhvillon një program të fshehtë të armëve bërthamore.
Sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw, tha se Irani duhet të bëjë progres drejt plotësimit të obligimeve të tij për mospërhapjen ndërsa vazhdojnë negociatat tregtare me Bashkimin Evropian.
Pritet që ministrat e jashtëm të BE-së që janë mbledhur në Bruksel t'i bëjnë thirrje Teheranit t'i pranojë inspektimet pa kushte, megjithëse deri tani nuk i kanë mbështetur akuzat amerikane se ai ka një program sekret për armët bërthamore.
Në të njëjtën kohë, shefi i Agjensisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohamed el-Baradei, ka thënë se Irani nuk ka raportuar disa aktivitete të tij bërthamore - akuzë të cilen Irani e hedh poshtë.
|  |
|  | |