 | |  | | | | Botuar: E premte, 30 maj 2003 - 07:48 CET | | | | Marrëveshje në Venezuelë | 
Marrëveshja parashikon mbajtjen e një referendumi për presidencën e z. Çavez | | Qeveria e Venezuelës dhe opozita kanë nënshkruar një marrëveshje që synon t'i japë fund krizës politike që ka ngërthyer vendin për më shumë se një vit.
Marrëveshja, që u arrit me ndërmjetësimin e Organizatës së Shteteve Amerikane pas pothuajse shtatë muajve me bisedime, parashikon mbajtjen e një referendumi për presidencën e z. Hugo Çavez.
Megjithatë, pavarësisht nga arritja e marrëveshjes, të dy palët kanë lënë të kuptohet se nuk i besojnë njëra-tjetrës.
Rafael Alfonzo, një nga negociatorët në rradhët e opozitës, i tha BBC-së se marrëveshja, nuk e ka rivendosur besimin e opozitës për qeverinë.
Kurse Tarek Saab nga partia në pushtet tha se ai nuk ishte i sigurt nëse opozita, ehde pas nënshkrimit të marrëveshjes, nuk do t'i kthehej "aventurave dhe grushteve të shtetit" |  |
|  | |