|
Mbahet Konventa e LSI-së | |||||||||||||||||||||||
Konventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim pritet që të legjitimojë vendimin e kryetarit të saj Ilir Meta për pjesëmarrje në koalicionin e ri qeverisës me kryeministrin e djathtë Sali Berisha. Analistë dhe burime pranë kësaj partie thonë se nisur dhe nga zhvillimet paraprake nuk pritet që të ketë kthim mbrapsht për një vendim të tillë, por gjithësesi nuk përjashtohet një debat i ashpër pasi disa nga krerët e LSI-së janë shprehur kundër bashkimit të votave me kryeministrin Berisha. LSI-ja ka qenë në opozitë deri ditën e zgjedhjeve me PD-në, dhe madje ka marrë dhe votat e bazës së majtë me thirrjet për të larguar zotin Berisha nga qeverisja. Kreu i partisë, ish-kryeministri Ilir Meta, ka deklaruar si ky koalicion është i imponuar nga rezultati i zgjedhjeve dhe nga interesat e vendit. Koalicioni i LSI-së me PD-në është dënuar dhe nga Partia Socialiste. Ndërkohë, ende nuk është dhënë rezultati përfundimtar zyrtar i zgjedhjeve të 28 qershorit. Vëmendja është përqëndruar tek nëntë kuti në Qarkun e Fierit, ku PS-ja thotë se siguron mandatin e nëntë të saj. KQZ-ja do të debatojë dhe më pas do të marrë vendim për numërimin ose jo të votave, me gjithë këmbënguljen e përfaqësuesve të Partisë Socialiste që ato të numërohen. | LOKALE KQZ-ja vendos për kutitë e Fierit06 korrik 2009 | Rajoni Ende pa rezultat final zyrtar për zgjedhjet 04 korrik 2009 | Faqja Kryesore I hapet rruga krijimit të qeverisë së re04 korrik 2009 | Faqja Kryesore Rezultati paraprak "nuk pranohet" nga opozita03 korrik 2009 | Faqja Kryesore KQZ-ja numëron kutitë e debatueshme03 korrik 2009 | Rajoni Akuza të ndërsjella për tensione02 korrik 2009 | Faqja Kryesore Barazim vendesh mes dy kampeve01 korrik 2009 | Rajoni PS e PD përplasen për rezultatin 01 korrik 2009 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||