BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 02 korrik 2009 - 14:45 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Akuza të ndërsjella për tensione
Kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PS-së Edi Rama
Berisha e Rama akuzojnë njeri-tjetrin
Udhëheqësit e dy partive kryesore kundërshtare në Shqipëri kanë akuzuar njeri-tjetrin për nxitje të tensioneve ndërsa janë shtuar kontestimet në numërimin e votave.

Udhëheqësi i koalicionit të djathtë dhe kryeministri i deritanishëm Sali Berisha akuzoi kreun e partisë Socialiste (PS) të opozitës Edi Rama se po kërkon ta përcaktojë me dhunë rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit.

"Ky është një akt i shëmtuar," tha zoti Berisha në një konferencë shtypi duke iu referuar deklaratave të kreut të opozitës për mbrojtjen e votave.

Kreu i opozitës Rama pretendon se "standardet janë thyer dhe janë të papranueshme".

Ai e akuzoi zotin Berisha se po tenton me dhunë të zgjasi procesin e numërimit të votave.

Ai u kërkoi mbështesëve të tij që të veprojnë me gjakftohtësi për të ruajtur votën e hedhur me 28 qershor dhe tha se çdo kundërshtim i socialistëve do të bëhet me rrugë ligjore.

Thirrje për gjakftohtësi bëri edhe zoti Berisha dhe tha se do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve që do të nxjerrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Megjithatë ai tha se shumica qeverisëse ka shumicën e duhur për të qeverisur edhe për një mandat të ri.

"Nuk kam fituar sa do të doja, por do të eci drejt koalicioneve," tha kryeministri Berisha.

Sipas rezultateve paraprake të deritanishme, kur mbeten ende edhe një numër i vogël kutish me vota për t'u numëruar, Aleanca për Ndryshim e drejtuar nga PD-ja ka 70 deputetë, Bashkimi për Ndryshim i drejtuar nga PS-ja ka 66 deputetë dhe Aleanca Socialiste për Integrim e drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka 4 deputetë.

Në parlamentin me 140 deputetë, grupimi që ka shumicën prej 71 deputetësh ose më shumë mund të formojë qeverinë e ardhshme.

Tensione

Kryetarët e dy partive kryesore rivale flisnin pas një nate me tensione në qytetin e Fierit, ku kishin ngelur dhe disa kuti votimi për t'u numëruar.

Tensionet u shkaktuan pas një vendimi të komisionit zonal për të dërguar në KQZ për t'u numëruar disa kuti të debatueshme.

Mbështetës socialistë u grumbulluan për disa orë përpara Komisionit Zonal duke mos lejuar tërheqjen e kutive të votimit për në KQZ.

Tensionet vijuan deri pas mesnate kur kandidatët për deputetë të PS-së kanë bindur mbështetësit e tyre që të tërhiqen dhe të lejojnë kutitë që të tërhiqen për në Tiranë.

Opozita shpreh frikën e manipulimeve duke pretenduar se mund t'i merret me pa të drejtë një mandat në Fier, gjë që do të ndryshonte ekujlibret në rezultatin përfundimtar.

Rezultati i ngushtë paraprak, ndërsa asnjë nga koalicionet e mëdha nuk ka ende votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë e ardhshme, ka vënë në qendër të vëmendjes lëvizjet e LSI-së me katër mandate për deputetë, që mund të ndikojë në koalicionin e ardhshëm qeverisës.

Kreu i LSI-së Ilir Meta minimizoi deklaratat më të fundit të një kandidati të LSI-së, Dritan Prifti, se do të ofronte mandatin e tij në favor të koalicionit të djathtë.

Zoti Meta i quajti deklaratat e zotit Prifti si emocionale dhe konfirmoi se nuk kishte ndryshim qendrimi të LSI-së, e cila para zgjedhjeve ka deklaruar se nuk hyn në koalicion me PD-në.

LOKALE
Barazim vendesh mes dy kampeve
01 korrik 2009 | Rajoni
PS e PD përplasen për rezultatin
01 korrik 2009 | Faqja Kryesore
Numërimi i votave i afrohet fundit
30 qershor 2009 | Rajoni
Partosh komenton raportin
30 qershor 2009 | Faqja Kryesore
Zëdhënësi i OSBE-ODIHR-it flet për BBC-në
30 qershor 2009 | Faqja Kryesore
BE: Zgjedhje pozitive
30 qershor 2009 | Faqja Kryesore
Pritet rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri
28 qershor 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>