|
PS e PD përplasen për rezultatin | |||||||||||||||||||||||
Tri ditë pas votimit në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, dy partitë rivale kanë bërë deklarata të kundërta lidhur me rezultatin e mundshëm të votimit. Ende nuk ka një përfundim zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve. Të mërkurën pasdite dy partitë kryesore që pretendojnë se janë fituese të zgjedhjeve, Partia qeverisëse Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste (PS) e opozitës, kanë ngritur tonet dhe akuzat në drejtim të njëra-tjetrës. Zëdhënësja e fushatës elektorale të PD-së, Majlinda Bregu shpalli fitoren e koalicionit Aleanca për Ndryshim me 71 mandate. “Nuk ka më dyshim që maxhoranca aktuale dhe koalicioni Aleanca për Ndryshim do të qeverisin Shqipërinë për katër vitet e ardhshme,” tha zonja Bregu në një prononcim për median. “Kemi 71 mandate,” tha ajo. Zonja Bregu ftoi Komisionin Qëndror Zgjedhor dhe Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve për të përfunduar procedurat dhe përllogaritjet e fundit për të konfirmuar rezultatin e pretenduar nga PD-ja. PS-ja ka hedhur poshtë deklarimin e fitores nga PD-ja, duke e konsideruar veten fituese të zgjedhjeve. “Është një shprehje ogurzezë e një plani ogurzi për të grabitur fitoren tonë," tha Ditmir Bushati, kandidat i PS-së për deputet duke komentuar deklaratat e zëdhënëses së PD-së. "Jo vetëm që PD-ja nuk i ka 71 mandate, por dhe në 70 që numëron për momentin, ka mandante që s’janë të sajat, por tonat,” tha zoti Bushati duke paralajmëruar se PD-ja po përgatit manipulime. "Nëse do të vazhdojë kjo situatë atëherë do të ketë një reagim të fuqishëm opozitar," tha përfaqësuesi i PS-së. KQZ-ja tha se shumica e numërimit të votave në disa qarqe ka përfunduar normalisht, ndërkohë që situata është përqëndruar në disa kuti votimi në Fushë Kuqe të qarkut të Lezhës, në Bushat të Shkodrës dhe në Fier. Dy partitë kryesore politike akuzojnë njëra-tjerën për bllokim të procesit, ndërkohë që KQZ-ja po ndjek nga afër situatën dhe thotë se po merr masat përkatëse për ta zhbllokuar. Rezultati i ngushtë i publikuar nga KQZ-ja ndërsa ka vazhduar ngadalë numërimi i vota i kishte bërë dy udhëheqësit e partive kryesore, Sali Berishën e PD-sëa dhe Edi Ramën e PS-së, të ishin të kujdesshëm në deklarimet e tyre. Të dy udhëheqësit përshëndetën ecurinë e votimeve dhe u bënë thirrje mbështetësve të tyre të prisnin me durim deklarimin e rezultateve përfundimtare. Duket se me kalimin e kohës polemikat po shtohen dhe ty dyja palët akuzojnë njëra-tjetërn për pengim të ecurisë së numërimit të votave. | LOKALE Barazim vendesh mes dy kampeve01 korrik 2009 | Rajoni Ministri i Jashtëm suedez Bildt për zgjedhjet në Shqipëri30 qershor 2009 | Rajoni Numërimi i votave i afrohet fundit30 qershor 2009 | Rajoni Partosh komenton raportin 30 qershor 2009 | Faqja Kryesore Zëdhënësi i OSBE-ODIHR-it flet për BBC-në30 qershor 2009 | Faqja Kryesore BE: Zgjedhje pozitive30 qershor 2009 | Faqja Kryesore Bregu e Islami për procesin zgjedhor29 qershor 2009 | Rajoni OSBE: Zgjedhjet test për Shqipërinë28 qershor 2009 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||