BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 30 qershor 2009 - 14:57 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ministri i Jashtëm suedez Bildt për zgjedhjet në Shqipëri
Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt
Suedia merr presidencën e Bashkimit Evropian më 1 korrik
Ministri i Jashtëm i Suedisë Karl Bildt, vendi i të cilit merr drejtimin e Bashkimit Evropian nga dita e nesërme, ka thënë se duhet bërë vlerësimin e ecurisë së zgjedhjeve para se të ecet më tutje me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"Unë nuk e kam lexuar raportin që ka dalë dje dhe më duhet ta bëjë këtë. Por nga titujt e gazetave dukej një vlerësim goxha pozitiv, megjithatë më duhet të lexoj hollësitë e tij para se të mund të gjykojmë se si të procedojmë në lidhje me atë që vërtetë është më shumë një lloj formaliteti kur është fjala për aplikimin e Shqipërisë," tha zoti Bildt.

"Në një moment të caktuar kohor ne do t'ia dërgojmë (aplikimin) Komisionit që të përgatisë opinionin ('avis'). Me Malin e Zi na u desht ca kohë; edhe me atë të Shqipërisë do të marrë ca kohë por natyrisht kjo do të ndodhë në një mënyrë apo në ndonjë tjetër, por na duhet të bëjmë vlerësimin e asaj çfarë kanë për të thënë vëzhguesit ndërkombëtarë përsa i përket zgjedhjeve," tha ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>