|
KQZ-ja numëron kutitë e debatueshme | |||||||||||||||||||||||
Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve në Tiranë ka vijuar numërimi i votave që nuk u numëruan për disa kuti problematike në qarkun e Lezhës. Një veprim i tillë pritet të merret dhe për kutitë e mbërritura nga Fieri. Nga të dhënat e para rezulton se votat e numëruara në KQZ-nuk sjellin ndonjë përmbysje të rezultateve të deritanishme të cilat japin një numër të përafërt mandatesh mes pozitës dhe opozitës. Ndërkaq kanë mbërritur në KQZ edhe tri kutitë e Qarkut të Fierit, por KQZ nuk ka marrë ende vendimin e tij për to. Demokratët pretendojnë sërish të marrin aq vota sa të zvogëlojnë me një mandatet që pretendon PS-ja në Fier. Lidhur me këtë zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, saktësoi për BBC-në se vazhdon procesi në kufijtë e bllokimit nga Komisionet e Administrimit të Zgjedhjeve në zonat me numër 19, 20 dhe 22 në Qarkun e Fierit. Inspektorët e KQZ-së janë në terren për të dhënë ndihmën e duhur, por ende nuk janë bërë përmbylljet e tabelave. Gati është procesi i numërimit për Fushë Kuqen. Rezultati përfundimtar do të jepet kur të përfundojë gjithë procesi dhe procedurat e ankimimit, sipas Kodit Zgjedhor, -tha zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli. Rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve nxjerr fitues koalicionin Aleanca për Ndryshim të kryeministrit Sali Berisha, i cili ka 70 deputetë. Në ditën e gjashtë të këtij procesi, SHBA përmes ambasadorit në Tiranë, John Withers, bëjnë thirrje për përfundimin në mënyrë të rregullt, jo partiak dhe profesional të procesit të numërimit të votave. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||