BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 06 korrik 2009 - 10:42 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
KQZ-ja vendos për kutitë e Fierit
Sali Berisha e Edi Rama
Çka tani?
Në Tiranë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të marrë vendimin për numërimin ose jo të nëntë kutive me vota ende të panumëruara të cilat u sollën nga komisonet zonale të Qarkut të Fierit. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë këmbëngulur se ato vota duhen numëruar në mënyrë që të rikonfirmohen pretendimet e tyre për nëntë mandate të fituara.

Ndërkohë dhe për një komision zonal në Qarkun e Vlorës rezultati përfundimtar është ende i papërfunduar. KQZ-ja ka paralajmëruar dhe marrjen e masave për komisionerët që nuk kanë çuar në fund detyrën.

Zyrtarisht Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar përfindimin e rezultateve në qarqet e Kukësit dhe Gjirokastrës, ndërkohë që sot do të ketë të tjera certifikime.

Përfundimi i numërimit të kutive të votimit dhe përfundimi i procesit të ankimimeve në KQZ dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor i jep mundësi KQZ-së të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit.

Në fakt, një rezultat paraprak, i kundërshtuar nga opozita e majtë, është dhënë nga zëdhënësi i KQZ-së të premten në mbrëmje. Sipas këtij rezultati paraprak, koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike kishte siguruar 71 mandate.

Kjo bëri që kreu i PD-së dhe kryeministri aktual Sali Berisha të ftojë për një koalicion të ri qeverisës Lëvizjen Socialsite për Integrim të Ilir Metës, duke marrë përgjigje pozitive nga ky i fundit. Formimi i këtij koalicioni mes një pjese të së majtës dhe të djathtës u denoncua nga Partia Socialiste si "akti më i turpshëm në 18 vitete e fundit ".

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>