|
Ende pa rezultat final zyrtar për zgjedhjet | |||||||||||||||||||||||
Një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Shqiperi ende nuk ka një rezultat përfundimtar zyrtar të tyre. Në KQZ të dielën kanë vijuar mosmarrëveshjet mes anëtarëve të opozitës dhe pozitës për numërimin e kutive të mbetura. Sipas anëtarëve të opozitës në komision në disa raste pa u numëruar të gjitha kutitë e votimit janë hartuar tabelat përmbyllëse, ndërkohë që në një Komision Zonal të Vlorës ende nuk është mbyllur procesi i hartimit të tabelave përmbyllëse të rezultatit përfundimtar duke shkelur ligjin. Opozita e konsideroi të jashtëligjshëm dhe rezultatin paraprak të KQZ-së dhënë nga zëdhënësi i tij pak ditë më parë, ku sipas tij PD-ja dhe koalicioni i saj kishin siguruar 71 mandate në Kuvendin e Ri. Me shpalljen e rezultatit paraprak të KQZ-së, koalicioni PD-së është zgjeruar dhe me LSI-në. Kjo e fundit do të mbledhë të martën forumet e saj për të përcaktuar detajet e bashkëqeverisjes me PD-në. Reagon Rama Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama kritikoi marrëveshjen mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe koalicionit Aleanca e Ndryshimit për të formuar qeverinë e re. Zoti Rama tha se “kjo është një qeveri e re që lind nga grahmat e politikanëve të vjetër”. “Përpjekja për numërimin e çdo vote opozitare vazhdon dhe populli ndjek orë pas ore prej 6 ditësh këtë proces, ndërsa Ilir Meta nxitoi të bëhej paterica e kryeministrit të rrëzuar duke ngritur në këmbë qeverinë e Gërdecit”, tha kryetari i Partisë Socialiste në një konferencë për shtyp. Sipas tij, “zgjedhjet janë të deformuara dhe se Partia Socialiste do të bëjë gjithçka për të zbardhur të vërtetën, duke u dhënë shqiptarëve mundësinë të lexojnë deri në fund atë çfarë kanë vendosur ditën e zgjedhjeve”. LSI-ja i hodhi poshtë kritikat dhe sipas saj, zoti Rama është përgjegjës për humbjen e të majtës. Marrëveshja Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha si dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u shprehën hapur për krijimin e një koalicioni mes forcave te tyre politike nga i cili do te dalë edhe kabineti i ri qeverisës. Ishte fillimisht zoti Berisha ai që në një dalje publike ftoi zyrtarisht Metën të hynte në koalicion me të. Vetëm gjysmë ore më pas kreu i LSI-së iu përgjigj pozitivisht ftesës së zotit Berisha. Ai tha se “e kishte pranuar këtë ftesë në mënyrë që vendi të mos shkonte drejt krizës”. Zoti Meta theksoi se “negociatat do të jenë transparente dhe se kushti i LSI-së për Berishën do të ishte reformimi per integrimin evropian”. Kryetari i PD-së Sali Berisha kishte deklaruar më parë se LSI i plotëson të gjitha kushtet për një koalicion me të djathën, pasi programi i saj është i ngjashëm me atë të PD-së. Ai theksoi se “koalicioni do të funksionojë dhe se qeveria do të ketë baza solide, pikërisht për shkak të shtyllave kryesore të programit qe janë të përbashkëta”. Zgjedhjet e 28 qershorit pritet të nxjerrin një rezultat të ngushtë mes dy forcave kryesore politike në vend, ndërkohë që njoftimet papraprake të KQZ-së i japin një numër më të madh mandatesh koalicionit Aleanca për Ndryshim e udhëhequr nga Partia Demokratike. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||