|
Palët gati për takimin | |||||||||||||||||||||||
Dy ekipet negociuese të Prishtinës dhe Beogradit do të paraqesin në takimin e tyre të drejtpërdrejtë në Nju-Jork qëndrimet e tyre diametralisht të kundërta për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Prishtina zyrtare thotë se do të marrë pjesë në takimin e Nju-Jorkut për të rikonfirmuar qëndrimin se pavarësia e Kosovës është e panegociueshme dhe se kësaj radhe nuk pret asnjë marrëveshje me Beogradin zyrtar. Delegacioni kosovar në takimin me palën serbe do të paraqesë Traktatin e tij për fqinjësi të mirë me Serbinë pas zgjidhjes së statusit të Kosovës, dokument ky që thuhet të jetë përpjekje e Prishtinës për të ofruar një marrëveshje dypalëshe për problemet që do të dalin pas, siç mendohet, pavarësisë të Kosovës. Traktati ndërkaq ka hasur në reagime në Prishtinë nga organizata joqeveritare që e kanë cilësuar atë si të ngutshëm. Ai është refuzuar edhe nga vetë Beogradi, para takimit të Londrës me Treshen Ndërmjetësuese nga mesi i këtij muaji. Por pala serbe ndërkaq, thuhet se e ka filluar ofensivën e saj edhe para takimit të Nju-Jorkut me 28 shtator. Presidenti serb, Boris Tadiq, ka thënë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se Serbia po e mbron tërësinë e saj tokësore duke mbrojtur, sipas tij, Kartën e Kombeve të Bashkuara. Takimi i Nju-Jorkut thuhet se do të hapë çështje të ndërlidhura me statusin e Kosovës dhe ai mendohet të jetë fillimi i takimeve të intensifikuara me Treshën Ndërmjetësuese Ndërkombëtare deri më 10 Dhjetor kur duhet të përfundojë ky cikël negociatash. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Mustafaj: Pavarësia e pashmangshme21 shtator 2007 | Faqja Kryesore Kharchenko: Treshja në unison për bisedimet20 shtator 2007 | Faqja Kryesore Treshja takoi delegacionet nga Prishtina e Beogradi19 shtator 2007 | Faqja Kryesore Surroi: Pavarësia e Kosovës - përcaktim historik19 shtator 2007 | Faqja Kryesore Jeremiq përjashton ndërhyrje ushtarake në Kosovë19 shtator 2007 | Faqja Kryesore Ischinger: Kompromisi i mundshëm19 shtator 2007 | Faqja Kryesore Edhe një raund bisedimesh për Kosovën18 shtator 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||