BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 19 shtator 2007 - 14:31 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ischinger: Kompromisi i mundshëm
Përfaqësuesi i BE-së në treshen ndërmjetësues ndërkombëtare, Wolfgang Ischinger,
Përfaqësuesi i BE-së në treshen ndërmjetësues ndërkombëtare, Wolfgang Ischinger, tha se është e mundshme që serbët dhe shqiptarët të gjejnë një zgjidhje kompromisi për statusin.

Duke folur për BBC-në para takimeve me delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës në Londër ai kërkoi presion ndërkombëtar mbi palët që të arrijnë marrëveshje.

"Objektivisht, marrëveshja midis serbëve dhe shqiptarëve nuk është e pamundur, nëqoftëse të dyja palët heqin dorë nga debatet për etiketat, për atë nëse zgjidhja do të quhet autonomi ose pavarësi," tha zoti Ischinger dule folur për BBC-në.

"Nëse jemi të gatshëm të shqyrtojmë se çfarë marrëdhëniesh dëshirojnë të kenë të dyja palët njëra me tjetrën në të ardhmen dhe nëse mbi këto baza ndërtojmë mekanizmat praktikë, atëherë unë besoj fuqimisht se zgjidhja është e mundshme," tha ai.

Mirëpo, tha ai, për këtë është e nevojshme që të dyja palët të bashkëpunojnë me ne në frymën e kompromisit dhe që vendet e grupit të kontaktit të inkurajojnë të dyja palët.

"Nuk guxojmë të lejojmë që këto negociata të duken si një shfaqje. Unë nuk dëshiroj të marrë pjesë në çfarëdo shfaqje. Dua që të shfrytëzohet çdo shans për marrëveshje."

"Mundësitë ndoshta nuk janë të mëdha, por ekzistojnë," tha zoti Ischinger.

"Nëse do të kemi vullnet të mirë, të mjaftueshëm nga të dyja palët dhe mbështetje të mjaftueshme ose, nëse dëshironi, presion nga jashtë, atëherë jam i bindur se mund t'ia dalim," tha zoti Ischinger për BBC-në.

LOKALE
Sejdiu këmbëngul në pavarësinë e Kosovës
18 shtator 2007 | Faqja Kryesore
Traktat për 'fqinjësi të mirë' me Serbinë
17 shtator 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>