BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 17 shtator 2007 - 08:14 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Traktat për 'fqinjësi të mirë' me Serbinë
Treshja e Ndërmjetësuesve Ndërkombëtarë për kosovën
Traktati do t'i paraqitet Treshes në Londër.
Ekipi Negociator i Kosovës pritet që të hënën të miratojë dokumentin që do t'i paraqesë ndërmjetësuesve ndërkombëtarë për Kosovën në takimin e Londrës këtë javë.

Dokumenti, thotë korrespondenti ynë në Prishtinë, flet për një Kosovë të pavarur e sovrane që do të ndjekë politikë të fqinjësisë së mirë me Serbinë pas zgjidhjes së statusit.

Ai do të vërë bazën e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë pas përcaktimit të statusit përfundimtar.

Traktati i Ekipit Negociues të Kosovës është kritikuar nga organizatat joqeveritare dhe një numër subjektesh politike në Kosovë.

Ato thonë se dokumenti amniston Serbinë nga krimet e kryera nga forcat e saj të sigurisë në konfliktin e armatosur të 1999-ës.

Propozim të kundërta

Dokumenti që Ekipi pritet ta quajë Traktat, pritet t'i paraqitet Treshes Ndërmjetësuese Ndërkombëtare në takimin e Londrës në 19 shtator.

Pritet që edhe pala serbe t'i paraqesë një dokument negociatorëve ndërkombëtarë në takimin e Londrës.

Për dallim nga pala shqiptare, ekipi negociator serb pritet që të ofrojë autonomi të zgjeruar për Kosovën.

Por besohet se kryeministri serb, Vojislav Koshtunica po shqyrton dhe mundësinë e propozimit të ndarjes së Kosovës, si mundësi për zgjidhjen e statusit.

Kjo ide është kundërshtuar nga zyrtarë ndërkombëtarë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>