BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 19 shtator 2007 - 14:17 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Jeremiq përjashton ndërhyrje ushtarake në Kosovë
ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq
Jeremiq përjashton ndërhyrje ushtake
Delegacioni serb konfirmoi se takimi i Londrës ishte në përgatitje të takimit të nivelit të lartë Prishtinë-Beograd në Nju Jork në fund të muajit.

Duke folur për gazetarët pas takimit të martën në mbrëmje me Treshen ndërkombëtare - SHBA, BE, Rusi - ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, tha se Serbia do të dëshironte një lidhje ligjore me Kosovën, por përjashtoi ndonjë ndërhyrje ushtarake serbe në Kosovë në rast se shqiptarët shpallin pavarësinë në mënyrë të njëanshme.

"Serbia nuk do të angazhohet në destabilizim ushtarak të Ballkanit Perëndimor, Serbia do të jetë kontribues në paqen dhe stabilitetin me çdo kusht," tha zoti Jeremiq.

"Nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndërhyrje ushtarake pa marrë parasysh se si do të zhvillohet situata," tha ai duke shtuar se të gjitha palët duhet të angazhohen kundër dhunës.

Delegacioni serb tha se ata i kanë paraqitur Treshes një propozim konkret të marrëdhënieve në të ardhmen me Kosovën.

Ministri serb për Kosovën, Slobodan Samarxhiq, tha se ata kishin parashtuar pesë pika kryesore konkrete që ata dëshironin të diskutonin me palën shqiptare.

Plani i tyre kërkon përfshirjen e Kosovës në institucionet serbe, ndarje të pushteteve midis Beogradit dhe Prishtinës, sipas një dokumenti ligjor, marrëdhënie ekonomike, lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, prani të përkohshme civile dhe ushtarake ndërkombëtare.

Propozimi serb

  • - marrëveshje e përgjithshme rreth statusit të ardhshëm - një dokument ligjor ndërkombëtar që duhet të garantojë paqe, stabilitet, të ofrojë zgjidhje demokratike dhe të garantohet ndërkombëtarisht zbatimi i tij.
  • - ndarja konkrete e pushteteve mes Serbisë dhe Kosovës dhe pjesëmarrja e Kosovës në institucionet serbe.
  • - zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.
  • - përcaktimi i marrëdhënies së Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.
  • - pranian ndërkombëtare civile dhe ushtarake për një afat të përkohshëm që do të garantonte zbatimin e marrëveshjes së rënë dakort

Zoti Samarxhiq tha se pjesa më e madhe e kompetencave do t'i mbesin Kosovës, ndërsa një pjesë e vogël Serbisë.

"Ne mendojmë se Serbia duhet të vazhdojë të ketë këto kompetenca të rezervuara, politikën e jashtme, kontrollin kufitar si dhe mbrojtjen edhe restarurimin e pasurive kulturore të saj," tha zoti Samarxhiq.

"Ndërsa sa i përket sferës monetare, doganës, dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut duhet të ketë pushtete në një farë forme graduale në bashkëpunim me Prishtinën," tha ai.

LOKALE
Ivanoviq propozon statusquo për Kosovën
18 shtator 2007 | Faqja Kryesore
Sejdiu këmbëngul në pavarësinë e Kosovës
18 shtator 2007 | Faqja Kryesore
Traktat për 'fqinjësi të mirë' me Serbinë
17 shtator 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>