BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 19 shtator 2007 - 15:48 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Treshja takoi delegacionet nga Prishtina e Beogradi
Treshja ndërkombëtare për Kosovën
Treshja takoi ndaras delegacionet nga Serbia dhe atë nga Kosova
Treshja ndërkombëtare ka përfunduar takimet në Londër me delegacionet nga Beogradi dhe Prishtina, në kuadër të raundit më të fundit të bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Sipas njoftimeve, të dyja palët kanë paraqitur propozimet e tyre për temat që do të mund të diskutohen në takimin e drejtpërdrejtë në nivelin më të lartë javën e ardhshme në Nju Jork.

I udhëhequr nga presidenti Fatmir Sejdiu, Ekipi i Unitetit i Kosovës sot paradite i ka paraqitur Treshes ShBA-BE-Rusi një 'Traktat për Fqinjësi të mirë me Serbinë' që parasheh bashkëpunimin në çështje ekonomike, të sigurisë, për të zhdukurit, kthimin e të zhvendosurve, lëvizjen e lirë etj.

Pas pak delegacioni kosovar pritet të japë një konferencë për gazetarë.

Treshja e përbërë nga përfaqësuesi amerikan Frank Uizner, përfaqësuesi i BE-së Volfgang Ishinger dhe ai rus Aleksander Botsan-Kharchenko morën dje propozime edhe nga delegacioni i Beogradit të cilin e kryesonte ministri i Jashtim i Serbisë, Vuk Jeremiq.

Në një konferencë për gazetarë pas takimit mbrëmë, delegacioni serb tha se kishin paraqitur temat të cilat do të dëshironin t'i diskutojnë në Nju Jork më 28 shtator.

Ndër këto tema janë një marrëveshje e përgjithshme rreth statusit të ardhshëm, që, sipas delegacionit serb, do të duhej të jetë një dokument ligjor ndërkombëtar që garanton paqe dhe stabilitet, ndarja konkrete e pushteteve mes Serbisë dhe Kosovës dhe pjesmarrja e Kosovës në institucionet serbe, etj.

Sipas njoftimeve, takimet - e zhvilluara edhe këtë radhë ndaras - ishin në një atmosferë konstruktive.

LOKALE
Ischinger: Kompromisi i mundshëm
19 shtator 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>