BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 10 shtator 2007 - 11:53 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
'Prishtina të jetë më e vendosur'
Harta e Kosovës (arkiv)
Zoti Bukoshi thotë se pavarësia nuk shpallet në Uashington.
Bujar Bukoshi, njëri prej politikanëve të njohur në Kosovë, thotë se Prishtina duhet të kalojë në veprime më të vendosura dhe t'a shpallë pavarësinë e saj.

Duke komentuar qëndrimin e fundit amerikan për pavarësinë e Kosovës, zoti Bukoshi ka thënë se deklarime të tilla, janë të rëndësishme për procesin, por pavarësia nuk shpallet në Uashington.

Me zotin Bukoshi bisedoi korrespondenti ynë, Muharrem Nitaj dhe fillimisht i kërkoi të komentojë deklaratën e fundit të një zyrtari amerikan, sipas të cilit nëse nuk do të ketë sukses në bisedimet për statusin, atëherë SHBA- të do të mund ta njihnin pavarësinë e Kosovës.

Bukoshi: Deklarata e fundit e një zyrtari të lartë amerikan të shtetit, është një deklaratë shtesë që është inkurajuese për palën shqiptare, por duke mos harruar deklaratat e mëparshme të presidentit Bush në Romë, në Tiranë dhe në Sofje.

Këtë deklaratë unë e shoh vetëm si një konfirmim të qëndrimit të mëparshëm të SHBA-së për Kosovën.

BBC: Sa është vendimtar për të ardhmën e Kosovës një qëndrim i prerë i Shteteve të Bashkuara?

Bukoshi: Është shumë i rëndësishëm për shtyrjen e procesit. Mirëpo pavarësia e Kosovës nuk shpallet në Uashington por në Prishtinë. Lidershipi në Kosovë duhet ta kryej pjesën e vet të punës. Këto punë duhet të kryhen në Prishtinë.

 Pala e Prishtinës është e detyruar që të pranojë negociatat shtesë. Por pala e Prishtinës nuk ka nevojë të jetë kooperative me çdo kusht.
Bujar Bukoshi,

Ne tash situatën e kemi të qartë, e kemi qëndrimin pro pavarësisë të SHBA-së, qëndrimin kundër të Rusisë dhe qëndrimin e BE-së, që për mua nuk është i paformësuar dhe që lë për të dëshiruar.

Prandaj në një situatë të tillë adresa e vetme është SHBA-ja, ndërkaq vendimi për pavarësinë bie në Prishtinë.

BBC: Cili është rreziku që Kosova ta vuajë përplasjen e SHBA-së dhe Rusisë?

Bukoshi: Ka rrezik dhe ky rrezik ka ekzistuar edhe më parë. Shqiptarët e kanë ndjerë në lëkurën e tyre këtë rrezik edhe gjatë historisë.

Në rastin e Kosovës është e mundur që ky rrezik është kapërcyer, sepse Kosova e ka premtimin e presidentit të një superfuqie planetare, dhe për mua kjo nuk është një lojë fëmijësh, ose taktizime politiko-diplomatike.

Ne nuk duhet të jemi naivë dhe të mendojmë se kjo punë u krye me kaq. Ne po shohim se kemi një problem me Bashkimin Evropian.

BBC: Meqë po e përmendni BE-në, më lejoni t’ju pyes si e shpjegoni hezitimin e BE-së që të ketë një qëndrim më të vendosur rreth statusit të Kosovës?

Bukoshi: Ky hezitim është i dëmshëm, është katastrofik për Kosovën, por në anën tjetër tashmë nuk është në lojë vetëm Kosova. Por është në lojë BE-ja, politika e tij, qëndrimi amerikan por edhe telashja që po shkakton Rusia, me përpjekjet e saj për të përçarë BE-në.

BBC: Si i vlerësoni deklarimet e liderëve të Prishtinës për të shpallur pavarësinë?

Bukoshi: Po nuk ka zgjidhje tjetër. Lidershipi kosovar tash është në një pozitë ku nuk ka hapësirë tjetër manovrimi. Deklarata e lidershipit në Prishtinë është një konfirmim i parimeve të Grupit të Kontaktit. Them se është pozicionim i mirë, por për mua është një pozicion në tym. Unë do t’i aplaudoja palës së Prishtinës sikur ajo të ndërmerrte hapa edhe më të vendosur.

BBC: Cili është pozicioni juaj për negociatat shtesë?

Bukoshi: Po pala kosovare i ka humbur pozicionet pozitive që në bisedimet e mëparshme. Pala e Prishtinës është e detyruar që të pranojë negociatat shtesë. Por pala e Prishtinës nuk ka nevojë të jetë kooperative me çdo kusht. Bie fjala pse Kosova është detyruar t’i ofrojë Serbisë traktat të miqësisë? A i kanë ofruar hebrejtë traktat miqësie Gjermanisë, menjëherë pas luftës? Politika nuk bëhet me impresione se "je burrë i mirë". Ajo është shumë brutale.

LOKALE
Protestë e Serbisë në KS
10 shtator 2007 | Rajoni
Qeveria e Serbisë ankohet për SHBA-në
09 shtator 2007 | Faqja Kryesore
Diplomacia europiane diskuton për Kosovën
08 shtator 2007 | Faqja Kryesore
Takimi i ardhshëm me Treshen
06 shtator 2007 | Rajoni
Rusia përsërit kundërshtimin ndaj Kosovës
03 shtator 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>