|
Diplomacia europiane diskuton për Kosovën | |||||||||||||||||||||||
Pavarësia e Kosovës pritet të mbizotërojë ditën e dytë të një takimi jo-zyrtar të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian në Viana do Castelo të Portugalisë. Ministrat do të përpiqen të farkëtojnë një qëndrim të përbashkët në lidhje me të ardhmen e Kosovës, e cila po negocijohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Disa prej tyre tashmë kanë paralajmëruar kundër ndarjes së Kosovës mbi baza etnike, gjë që sipas tyre mund të çonte në konflikte të reja në Ballkan. Pjesëmarrësit në takim pritet t'i ofrojnë gjithë ndihmën e mbështetjen e tyre ambasadorit Wolfgang Ischinger të Treshes ndërmjetësuese, por pak prej tyre pret arritjen e ndonjë kompromisi deri nga fillimi i dhjetorit, kur bisedimet pritet të përfundojnë. Nëse, më tej, Kosova shpall pavarësinë në mënyrë të njëanshme me përkrahjen e Amerikës, Bashkimi Europian pritet të pësojë çarje. Disa vende, si Britania, ka të ngjarë ta njohin pavarësinë, por të tjerë, si Greqia e Sllovakia e kundërshtojnë atë me forcë, nga frika se mund të bëhet precedent për pakicat e tjera etnike në Europë. Shumica e ministrave të jashtëm të BE-së janë kundër ndarjes së Kosovës mbi vija etnike, mundësi kjo e ngritur mes të tjerësh edhe nga Rusia, gjë që do t'i jepte Serbisë pjesë të Kosovës veriore. Kjo do të ishte shumë e rrezikshme, paralajmëroi ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt, sepse do të t'i hapte rrugë kërkesave të ngjashme në Bosnjë e gjetkë në Ballkan. Sipas zotit Bildt, kontrollimi i një një situate të tillë do të ishte shumë i vështirë. Kolegu i tij portugez, Luis Amado, vendi i të cilit ushtron presidencën e BE-së deri në fund të vitit, pajtohet me vlerësimin se Kosova është ndoshta sfida më e madhe me të cilën përballet Bashkimi Europian. | LOKALE Qeveria e Serbisë ankohet për SHBA-në09 shtator 2007 | Faqja Kryesore Prishtina përgatitet për takimin e Londrës07 shtator 2007 | Rajoni Takimi i ardhshëm me Treshen06 shtator 2007 | Rajoni Rusia përsërit kundërshtimin ndaj Kosovës03 shtator 2007 | Faqja Kryesore Ischinger në Beograd03 shtator 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||