|
Ischinger në Beograd | |||||||||||||||||||||||
I dërguari i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës, Wolgfang Ischinger, fillon sot një vizitë dyditëshe në Beograd, do të diskutojë me autoritetet serbe për të ardhmën e Kosovës. Vizita e zotit Ischinger në kryeqytetin serb bëhet pak ditë pasi treshja ndërkombëtare ndërmjetësuese zhvilloi takime të ndara në Vjenë me delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë në kuadër të bisedimeve shtesë për statusin. Përfaqësuesi evropian në treshen për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger pritet që më shtatë dhe tetë shtator t'u raportojë ministrave të jashtëm të BE-së mbi takimet e ndërmjetësve ndërkombëtarë me Prishtinën dhe Beogradit. Në këtë takim të shefave të diplomacive të vendeve evropiane që do të mbahet në qytetin portugez, Vijana Du Kastello, pritet të diskutohet kah do të shkojë procesi për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe për rolin e BE-së në këtë drejtim. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Koshtunica: Shtyrja e pavarësisë së Kosovës sukses31 gusht 2007 | Rajoni Tirana zyrtare rreth Kosovës31 gusht 2007 | Faqja Kryesore Bisedime të reja me qëndrime të vjetra 30 gusht 2007 | Rajoni Ruecker shpall zgjedhjet në nëntor31 gusht 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||