BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 31 gusht 2007 - 08:43 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Tirana zyrtare rreth Kosovës
Kryeministri Sali Berisha
Tirana zyrtare edhe një herë ka përforcuar qëndrimin e saj rreth çështjes së Kosovës, ku pavarësia mbetet e vetmja zgjidhje.

Kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me ambasadorin e sapoemëruar të SHBA-së në Tiranë, Xhon Uidhers, tha se Shqipëria do të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-në për promovimin sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në rrugë paqësore të problemit të Kosovës, i cili përveç pavarësisë nuk mund të ketë zgjidhje tjetër, ka thënë Berisha.

Ndërkohë ambasadori i ri amerikan Uidhers tha se pavarësia e Kosovës është e paevitueshme.

Vonesat në përcaktimin këtij statusi nuk ndihmojnë aspak në zgjidhjen e çështjes.

Nga ana tjetër, zgjidhja e shpejtë do të ndihmonte në qetësimin e gjithë rajonit.

Edhe ministri gjerman i mbrotjes Franz Jozef Jung, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, ka përsëritur qëndrim e palës gjermane për çështjen e Kosovës, duke konsideruar si zgjidhjen e vetme "paketën Ahtisari".

Sipas ministrit gjerman të mbrojtjes, ndarja e Kosvës është një opsion i gabuar.

Si gjithmonë opozita dhe pozita kanë patur të njëjtin qëndrim përsa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Kryetari i partisë socialiste, Edi Rama shprehu të enjten mbështetje për politikën dhe Ekipin Negociator të Prishtinës, për një Kosovë të pavaruar si e vetmja zgjidhje.

LOKALE
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
Ministri Kuçi flet për BBC
28 gusht 2007 | Faqja Kryesore
"Propozimi im-kompromisi më i mundshëm"
28 gusht 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>