|
"Propozimi im-kompromisi më i mundshëm" | |||||||||||||||||||||||
I dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisari ka deklauar se Bashkimi Evropian duhet të pranojë planin e tij për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës dhe të mos lejojë që Kosova të shndërrohet, siç tha ai "në një tjetër konflikt të ngrirë". Zoti Ahtisari, i cili po merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Bled të Sllovenisë, deklaroi se propozimi i tij mbetet kompromisi më i mirë i mundshëm. Ai tha se Kosova është çështje evropiane dhe tani është koha e duhur që të kalohet nga periudha e manaxhimit të konfliktit në zgjidhjen e tij. Qëndrimi francez Presidenti francez, Nicholas Sarkozy ka deklaruar se Franca mbështet pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës, me të cilën do të garantoheshin të drejtat e pakicave. Presidenti Sarkozy i bëri këto komente në një fjalim të rëndësishëm për politikën e jashtme të Francës. Qëndrimi amerikan Ndërkohë ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad ka thënë se statusi i Kosovës, duhet zgjidhur edhe pa Rusinë, nëse kjo e fundit nuk e pranon zgjidhjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sipas shtypit austriak, zoti Khalilzad ka theksuar se statusi i Kosovës duhet patjetër të zgjidhet në "këtë apo në atë mënyrë". Caktohen delegacionet Prishtina dhe Beogradi kanë caktuar delegacionet, që do të takohen me treshen ndërmjetësuese ndërkombëtare në Vjenë më 30 gusht. Delegacioni i Prishtinës do të përfaqësohet në raundin e ri të bisedimeve për statusin nga presidenti Sejdiu, kryeministri Çeku, kryeparlamentari Berisha dhe liderët opozitarë, Thaçi e Surroi. Ndryshe nga Prishtina, Beogradi zyrtar do të përfaqësohet në këto bisedime në nivel ministrash. Delegacioni serb do të udhëhiqet nga ministri për Kosovën, Slobodan Samarxhiç, ndërsa anëtarë të tjerë do të jetë ministri i jashtëm, Vuk Jeremiç dhe dy përfaqësuesit serbë të Kosovës, Goran Bogdanoviç dhe Marko Jakshiç. Treshja ndërmjetësuese ndërkombëtare do të takojë paraditen e së enjtës delegacionin kosovar, ndërsa pas drekës do të ketë takim me delegacionin serb. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Ministri Kuçi flet për BBC 28 gusht 2007 | Faqja Kryesore Hysa: Paqartësi për negociatat24 gusht 2007 | Faqja Kryesore Ischinger takon zyrtarët e Prishtinës24 gusht 2007 | Faqja Kryesore Aktivitet i shtuar diplomatik në Prishtinë23 gusht 2007 | Rajoni Ilir Meta rreth Kosovës22 gusht 2007 | Rajoni GNK paralajmëron BE-në për Kosovën 22 gusht 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||