|
Aktivitet i shtuar diplomatik në Prishtinë | |||||||||||||||||||||||
Ministri i jashtëm i Portugalisë, kryesuese e radhës e BE-së, Luis Amado, gjatë një vizite në Prishtinë, ka thënë se problemi i Kosovës është i ndërlikuar dhe i vështirë për t’u zgjidhur. Në një situatë të tillë, sipas zotit Amado, Bashkimi Evropian nuk duhet të qëndrojë indiferent, por të ketë një angazhim për zgjidhjen e këtij problemi të rëndë. “Presidenca e BE-së është shumë e angazhuar me të gjitha palët për të gjetur një zgjidhje për problemin që është problem i Evropës, sepse është në zemër të saj dhe BE nuk duhet të distancohet nga kjo", thotë Amado. Vizita e ministrit të jashtëm portugez, Amado, realizohet një ditë para vizitës së udhëheqësit të trojkës, Wolfgang Ischinger. Sot, në Prishtinë, ai do të njoftojë autoritetet e atjeshme me formatin e takimit të parë të periudhës shtesë 120 ditëshe për Kosovën, që mbahet me 30 të këtij muaji në Vjenë. Qëndrim jo lehtësues Në fakt diplomati gjerman në Prishtinë do të ndeshet me një qëndrim jo shumë lehtësues të Prishtinës. Dje qeveria e Kosovës vendosi të autorizojë kryeministrin e vendit, që në Vjenë të mos bisedohet për statusin, por për cështje që kanë të bëjnë me periudhën e pas statusit. Në një situatë të tillë, përpjekja e trojkës ndërkombëtare për të gjetur një rrugë kompromisi në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duket, pothuajse e pashpresë. | LOKALE Ischinger në takime në Kosovë22 gusht 2007 | Faqja Kryesore GNK paralajmëron BE-në për Kosovën 22 gusht 2007 | Rajoni Limaj paralajmëron konflikt nëse nuk zgjidhet statusi22 gusht 2007 | Rajoni Shqipëria kundërshton ndarje të Kosovës21 gusht 2007 | Faqja Kryesore Surroi flet për zgjidhje pas statusit20 gusht 2007 | Rajoni Ischinger optimist për një marrëveshje 13 gusht 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||