|
Ischinger në takime në Kosovë | |||||||||||||||||||||||
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në treshen ndërmjetësuese për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger ka arritur për vizitë dyditore në Kosovë, pak ditë para nisjes së bisedimeve të reja mbi të ardhmen e Kosovës. Zoti Ischinger ka zhvilluar takime me dyer të mbyllura me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Agim Çeku. Në fokus të bisedimeve kanë qenë përgatitjet dhe agjenda e takimeve të ndara të treshes ndërmjetsuese ndërkombëtare me delegacionin e Prishtinës dhe atë të Beogradit, që do të mbahen më 30 gusht në Vjenë. Prishtina zyrtare thotë se do të shkojë në këto bisedime me platformë të qartë se pavarësia e Kosovës është e panegociueshme, se paketa e Martti Ahtisarit nuk mund të ndryshohet dhe se tërësia territoriale është e pacënueshme. Nga ana tjetër, Beogradi zyrtar kundërshton çfarëdo forme të pavarësisë së Kosovës. Ministri i jashtëm i Portugalisë në Kosovë Të mërkurën, në Prishtinë qëndroi për një vizitë pune edhe ministri i jashtëm i Portugalisë, Luis Amado, vendi i të cilit që nga muaji i ardhshëm do ta kryesojë BE-në. Ai ka takuar drejtuesit më të lartë politike të Kosovës dhe pas bisedës me ta ka thënë se problemi i Kosovës është i ndërlikuar dhe i vështirë për t'u zgjidhur dhe se në një situatë të tillë, Bashkimi Evropian nuk duhet të qëndrojë indiferent, por të ketë një angazhim për zgjidhjen e këtij problemi të rëndë. Portugalia u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të mbeten të bashkuara në rrugën e zgjidhjes së statusit të ardhshëm të Kosovës. | LOKALE Limaj paralajmëron konflikt nëse nuk zgjidhet statusi22 gusht 2007 | Rajoni Shqipëria kundërshton ndarje të Kosovës21 gusht 2007 | Faqja Kryesore Surroi flet për zgjidhje pas statusit20 gusht 2007 | Rajoni Sejdiu rithekson pavarësinë e Kosovës15 gusht 2007 | Faqja Kryesore Petrich flet për BBC15 gusht 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||