BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 22 gusht 2007 - 10:13 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ilir Meta rreth Kosovës
Ilir Meta
Ilir Meta kundër ndarjeve apo shkëmbimeve të territoreve në Kosovë.

Në një intervistë për BBC zoti Meta tha se shpresonte që periudha 120 ditësh për bisedime shtesë për zgjidhjen e statusit të Kosovës të ishte një zgjidhje taktike për të çuar në zbatimin e paketës së ndërmjetësit ndërkombëtar Ahtisaari.

Zoti Meta i quan të gabuara dhe të rrezikshme për stabilitetin e Ballkanit idetë për ndarje apo shkëmbime të territoreve në Kosovë.

Ai shprehu kënaqësi që ide të tilla janë tërhequr apo përgënjeshtruar shumë shpejt.

Lidhur me qëndrimin e shtetit shqiptar, zoti Meta tha se diplomacia shqiptare duhet të jetë më aktive në nxitjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës bazuar në propozimet e paketës së zotit Ahtisaari.

LOKALE
Shqipëria kundërshton ndarje të Kosovës
21 gusht 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>