BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 24 gusht 2007 - 11:41 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ischinger takon zyrtarët e Prishtinës

Wolfgang Ischinger
Z. Ischinger nuk ka folur për mediat
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në treshen ndërmjetësuese për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger po vazhdon të premten takimet me zyrtarët kosovarë në Prishtinë.

Z. Ischinger mbërriti të enjten në mbrëmje në Kosovë, një javë para datës së përcaktuar për nisjen e bisedimeve të reja mes Prishtinës dhe Beogradit për të ardhmen e Kosovës.

Zoti Ischinger u takua të premten paradite me kryetarin e Partisë Demokratike, Hashim Thaci dhe kryetarin e Kuvendit, Kolë Berisha.

Pas takimeve, diplomati evropian nuk ka pranuar të flasë për media.

Kompromis i vetëm

Gjatë takimeve mësohet se udhëheqësit kosovarë i kanë përcjellë treshes ndërmjetësuese ndërkombëtare qëndrimin se pavarësia e Kosovës është kompromisi i vetëm.

Pas takimit me z. Ischinger, kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi tha se ka kërkuar nga treshja ndërmjetësese ndërkombëtare që Rusia të mos e bllokojë edhe më tej në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës.

Edhe në fazën e re të bisedimeve për statusin e Kosovës, Prishtina dhe Beogradi do të paraqiten me qëndrime të kundërta.

Zyrtarët serbë vazhdojnë të kundërshtojnë çfarëdo forme të pavarësisë së Kosovës dhe në vend të kësaj, u ofrojnë shqiptarëve një shkallë të lartë të autonomisë.

Por pala shqiptare nuk pranon asgjë tjetër përveç pavarësisë.

LOKALE
Hysa: Paqartësi për negociatat
24 gusht 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>