BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 29 gusht 2007 - 16:38 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Holanda mbi opsionin e ndarjes së Kosovës
Pamje nga Prishtina
Verhagen flet për opsionin e ndarjes se Kosovës po të aprovohet nga të dy palët.
Ministri i jashtëm i Holandës, Maksim Verhagen, gjatë një vizite në Kosovë ka deklaruar se njëra nga zgjidhjet e mundshme për çështjen e Kosovës do të mund të ishte edhe ndarja nëse pajtohen të dyja palët.

Ai ka thënë se është e nevojshme që të dilet nga të menduarit brenda një rrethi që është i palëkundur te të dyja palët, qoftë edhe nëse kjo është edhe kundër parimeve të Grupit të Kontaktit.

“Unë kam thënë se deklarimi i përfaqësuesit të BE-së në Troikën për statusin nuk ka qenë një propozim i ri në tryezën e bisedimeve, por një shembull i nevojës se çdo propozim dhe të menduar kreativ është i domosdoshëm për suksesin e Vjenës”, tha ministri Verhagen.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Agim Çeku, ndërkaq kanë deklaruar se Prishtina as që e ka ndërmend ndarjen si opsion.

Presidenti Sejdiu ka thënë se është e drejtë e çdokujt të ketë mendimin e tij, porse Kosova është fort e përcaktuar për kompaktësinë dhe integritetin e vet.

LOKALE
"Propozimi im-kompromisi më i mundshëm"
28 gusht 2007 | Faqja Kryesore
Hysa: Paqartësi për negociatat
24 gusht 2007 | Faqja Kryesore
Ischinger takon zyrtarët e Prishtinës
24 gusht 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>