BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 31 gusht 2007 - 08:25 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Koshtunica: Shtyrja e pavarësisë së Kosovës sukses
Voislav Koshtunica
Kostunica thotë Serbia nuk do të mund ta humbasë Kosovën në mënyrë legale.
Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka theksuar se suksesi më i madh i qeverisë së tij, brenda 100 ditësh, është se ia ka dalë ta eliminojë përgjithmonë rrezikun që Këshilli i i Sigurimit ta marrë vendimin për grabitjen e një pjese të madhe të territorit të Serbisë.

Zoti Koshtunica tha se ky eliminim është rezultat i politikës së përbashkët të Serbisë dhe Federatës Ruse. Këtë ai e bëri të ditur të enjtën në mbledhjen e hapur të kabinetit të tij.

Kryeministri serb ka thënë se qeveria e tij po harton modele të ndryshme të reagimit në rast të zgjidhjes negative të statusit final të Kosovës.

Kryeministri serb ka përmendur si suksese të qeverisë edhe faktin që është inicuar procesi i ri negociator mbi Kosovën, eliminimi i planit të Marti Ahtisaarit dhe se në vend të një ndërmjetësi janë tre: SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe Federata Ruse.

 Të gjithë qytetarët e Serbisë duhet të dinë se ekziston rreziku real që separatistët shqiptarë ta shpallin njëanshëm pavarësinë deri në fund të vitit.
Vojisllav Koshtunica, kryeministri serb

Ai ka theksuar se Serbia doemos do ta shfrytëzojë mundësinë që i është ofruar me procesin e ri negociator që edhe njëherë ti paraqesë argumentet për gjetjen e zgjidhjes kompromis në harmoni me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Kushtetutën e Serbisë.

Kjo, tha Koshtunica, do të garantonte stabilitet dhe prosperitet për mbarë rajonin dhe ka në shtuar:

"Të gjithë qytetarët e Serbisë duhet të dinë se ekziston rreziku real që separatistët shqiptarë ta shpallin njëanshem pavarësinë deri në fund të vitit".

Modele reagimi

Ai shtoi se qeveria po harton modele të ndryshme të reagimit në rast të zgjidhjes negative të statusit final të Kosovës.

Kryeministri serb nuk ka dashur të saktësojë se cilat modele të reagimit po shqyrtohen.

Koshtunica ka përsëritur se plani i Marti Ahtisaarit është i vdekur, por u ka bërë thirrje mediave që ta publikojnë aneksin e tij të 11 të, në mënyrë që opinioni publik të njihet me faktin se NATOs i jepen kompetenca tejet të mëdha në raport me misionin civil në Kosovë.

Po ashtu ai ka ripërsëritur bindjen se Serbia kurrë nuk do të mund ta humbasë Kosovën në mënyrë legale dhe ka vlerësuar se këtë nuk do ta lejojë Këshilli i Sigurimit.

Ai ka tërhequr vërejtjen se njohja eventuale e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të ndikonte në krizat tjera në rajon dhe botë.

Kryeministri serb e ka kundërshtuar kufizimin kohor të negociatave mbi të ardhmen e Kosovës si dhe imponimin paraprak të zgjidhjes së caktuar për statusin e saj.

LOKALE
Ministri Kuçi flet për BBC
28 gusht 2007 | Faqja Kryesore
Hysa: Paqartësi për negociatat
24 gusht 2007 | Faqja Kryesore
Ischinger takon zyrtarët e Prishtinës
24 gusht 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>