BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 06 shtator 2007 - 17:22 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Takimi i ardhshëm me Treshen
Treshja ndërmjetësuese ndërkombëtare
Prishtina mer ftesën për një takim me Trojkën.
Takimi për statusin e Kosovës që do të mbahet më 19 shtator në Londër, i paraprin bisedimeve të drejpërdrejta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që pritet të mbahen në fund të muajit në Nju Jork.

Shefi i zyrës ruse në Prishtinë, Andrei Dronov i ka dorëzuar presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu ftesën për një takim të ri të palës kosovare me treshen ndërmjetësuese ndërkombëtare.

Në një njoftim të lëshuar nga zyra e presidentit, konfirmohet se takimi i Prishtinës me ndërmjetsuesit amerikanë, evropianë dhe rusë për statusin e Kosovës do të mbahet më 19 shtator në Londër.

Ekipi Negociator i Kosovës pritet të mblidhet nesër për të diskutuar pjesëmarrjen e delegacionit kosovar në këtë takim.

Treshja ndërmjetësuese ndërkombëtare pritet të takohet në Londër edhe me delegacionin Serb, por deri më tani nuk ka njoftime nëse Beogradi zyrtar ka marrë ftesë për këtë takim.

Takimi në Londër i paraprin bisedimeve të drejtpërdrejta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për statusin e Kosovës, që pritet të mbahen në fund të muajit shtator në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Prishtina edhe më tutje thotë se pavarësia e Kosovës është e vetmja zgjidhje, ndërsa Beogradi vazhdon ta kundërshtojë atë.

LOKALE
Ischinger në Beograd
03 shtator 2007 | Rajoni
Rusia përsërit kundërshtimin ndaj Kosovës
03 shtator 2007 | Faqja Kryesore
Tirana zyrtare rreth Kosovës
31 gusht 2007 | Faqja Kryesore
Ministri Kuçi flet për BBC
28 gusht 2007 | Faqja Kryesore
"Propozimi im-kompromisi më i mundshëm"
28 gusht 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>