|
Protestë e Serbisë në KS | |||||||||||||||||||||||
Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, urdhëroi ambasadorin e Serbisë në Këshilin e Sigurimit, që menjëherë t'i njoftojë të gjithë anëtarët e tij lidhur me kërcënimin e hapur të SHBA ndaj tërësisë tokësore dhe sovranitetit të Serbisë. Ambasadori Pavle Jeremiç do të përcjellë mesazhin ku thuhet se qëndrimi i SHBA se do të njohë në mënyre të njënashme pavarësinë e Kosovës, paraqet edhe kërcënimin se ai vend në mënyrën më të vrazhdë do ta shkel Rezolutën obligative 1244 të KS dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara. Koshtunica ka kërkuar që ky mesazh tu dërgohet dhe përfaqësuesve të Rusisë e BE në Treshen negociatore. Kurse Ministria e Jashtme e Serbisë ka kërkuar nga ambasada amerikane në Beograd, sqarimin e deklaratës së ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit, Kurta Voker, i cili ka thënë se SHBA do ta njohin në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës nëqoftëse në Këshilin e Sigurimit nuk arrihet konsensus. Ndërkaq, ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremiq ka deklaruar se është në interesin e rajonit, të bashkësisë ndërkombëtare e të Bashkimit Evropian që zgjidhja kompromis të gjendet sa më shpejtë, por nëse kjo nuk do të ndodh deri më 10 dhjetor, atëherë për palën serbe kjo datë është kalimtare. Jeremiç ka shfaqur gadishmërinë e palës serbe për vazhdimin e negociatave deri në momentin e marrëveshjes midis Beogradit e Prishtinës pas së cilit ajo do të verifikohej në Këshillin e Sigurimit. Ai ka nënvizuar se vetëm zgjidhja e tillë e verifikuar mund të ketë legjitimitet të mjaftueshëm për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe të stabilitetit në Ballkan. Ministri serb tha se çfarëdo shpallje e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të mund të shkaktonte pasoja të papara dhe ka shtuar se Serbia nuk do të bejë asgjë që në kuptimin e sigurisë do ta destabilizonte rajonin. Mirëpo Jeremiq ka nënvizuar se në rast të shpalljes së njëanshme të pavarësisë, Serbia nuk do të kishte zgjidhje përveçse reagimit të ashpër ndaj orvatjeve të rrezikimit të sovranitetit dhe të tërësisë së vet territoriale, duke i përdorur të gjitha mjetet diplomatike e politike, e jo çfarëdo forme të veprimeve ushtarake e të sigurisë. | LOKALE Diplomacia europiane diskuton për Kosovën08 shtator 2007 | Faqja Kryesore BE zotohet se do të jetë e bashkuar rreth Kosovës08 shtator 2007 | Faqja Kryesore Prishtina përgatitet për takimin e Londrës07 shtator 2007 | Rajoni Takimi i ardhshëm me Treshen06 shtator 2007 | Rajoni Rusia përsërit kundërshtimin ndaj Kosovës03 shtator 2007 | Faqja Kryesore Koshtunica: Shtyrja e pavarësisë së Kosovës sukses31 gusht 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||